1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB-ja duhet të reformohet dhe jo të zëvendësohet

Të enjten në Nju-Jork filloi debati vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Përfaqësues të 192 shteteve flasin për temat, që kanë rëndësi për ta. Shumë prej tyre kërkuanreformimin e institucionit 65-vjeçar.

default

Selia e OKB-së

Kombet e Bashkuara janë moshuar. Kjo shihet qartë kur hyn në ndërtesën buzë Hudson Riverit. Do të zgjasë deri sa korridoret e errëta dhe zyrat erëndenjura të jenë rinovuar dhe teknika e vjetëruar të jetë sjellë në stadin më të fundit. Ndërkohë puna vazhdon dhe përsëri u pa që OKB-ja është e domosdoshme.

Në këtë mes, debati i përgjithshëm zë një vend të rëndësishëm. Nga njëra anë, sepse shtetet anëtare i paraqesin këtu publikut shqetësimet më urgjente. Për shembull, presidenti amerikan Barack Obama mund të përhapë vizionin që së shpejti Palestina e pavarur të bëhet realitet dhe anëtari i 193-të i OKB-së. Kjo në një kohë që bisedimet e paqes të saponisura me ndërmjetësim amerikan gjendet sërish në teh të briskut, sepse izraelitët nuk e zgjatën ndalimin e përkohshëm të ndërtimit të ngulimeve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Por në rast se së afërmi do të ketë një kompromis midis izraelitëve dhe palestinezëve, atëherë bisedimet vendimtare kanë nisur në Nju-York. Sepse në OKB nuk mblidhen vetëm ministra të jashtëm dhe kryetarë qeverish, këtu anëtarët e të gjitha delegacioneve kryejnë atë që sekretari amerikan i shtetit për Lindjen e Mesme Jeffrey Feldman e quajti "speed dating diplomatik". Në këto përmasa një gjë e tillë ekziston vetëm në OKB.

Nga ana tjetër debati i përgjithshëm është i rëndësishëm edhe për arsye se përreth tij organizohen rregullisht takime të tjera të rëndësishme me pjesëmarrje të rangut të lartë. Për shembull, javën e kaluar bashkësia ndërkombëtare vendosi të vazhdojë të ndjekë synimet e mijëvjeçarit për të luftuar varfërinë dhe sëmundjet, për të marrë seriozisht mbrojtjen e llojeve dhe për të çuar përpara çarmatimin. Pas një mbledhjeje krize të disa vendeve mbi Sudanin, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon paralajmëroi prej një lufte të re civile në vendin më të madh të afrikës. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë një luftë të re, tha ai.

Në të gjithë sektorët progresi është më i ngadalshëm sesa mund të parapëlqehet. Pa dyshim, në botë ka shumë varfëri, sëmundje dhe dhunë. Sepse jo vetëm ndërtesa e OKB-së, edhe organizata duhet modernizuar sa më parë. Tepër të ngadalta janë vendimet tepër jotransparente në kanalet e vendimmarrjes. Dhe fakti që as shtetet afrikane, as ato amerikanojugore nuk bëjnë pjesë te anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, është një anakronizëm. Megjithatë, sikur të mos ishte OKB-ja, ajo duhej shpikur. Por përballë interesave të ndryshme të 192 shteteve anëtare sot kjo nuk do të ishte më e mundur.

Autor: Christina Bergmann

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNSb
  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNSb