1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB flet për 5000 të vdekur në Siri

Në Siri, sipas vlerësimeve më të fundit të Kombeve të Bashkuara, nga ushtrimi i dhunës së forcave të regjimit të presidentit Baschar al-Assad kundër opozitës kanë vdekur më shumë se 5.000 njerëz.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Më shumë se 14.000 simpatizantë të lëvizjes protestuese u arrestuan dhe rreth 12.000 sirianë janë larguar jashtë vendit për shkak të dhunës, bëri të ditur Komisarja e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay në Këshillin e Sigurimit.

Ajo supozon se në Siri do të jenë kryer krime kundër njerëzimit dhe për këtë qëllim i ka rekomanduar Këshillit të Sigurimit që t'i drejtohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i tha gazetarëve Pillay.

Navi Pillay dhe Guido Westerwelle në Nju Jork

Navi Pillay dhe Guido Westerwelle në Nju Jork

Ajo foli për një sistem vrasjesh, arrestimesh dhe torturimesh. "Ky veprim është bazë e krimeve të kryera kundër njerëzim dhe unë i rekomandoj Këshillit të Sigurimit një vëzhgim nga Gjykata Penale Ndërkombëtarë në Hagë".

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Komisarja për të drejtat e njeriut bisedoi në Nju Jork me ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Politikani gjerman e vlerësoi dëshpëruese situatën në Siri të paraqitur nga Pillay.

"Rreth 5000 të vdekur nga pala civile, kjo nuk mund të tolerohet, kjo ka nevojë për një përgjigje të përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare".

Pamje nga demonstratat kundër regjimit të Assad-it

Pamje nga demonstratat kundër regjimit të Assad-it

Westerwelle përshëndeti Këshillin e Sigurimit që me iniciativën e BE dhe me presionin e veçantë të Gjermanisë e ka trajtuar përsëri temën e Sirisë. Ai kërkoi nga vendet përfaqësuese në KS që të veprojnë për miratimin e një rezolute kundër regjimit të Assad-it duke marrë parasysh rritjen e represionit dhe të mizorive nga ana e tij.

Një dënim i Sirisë nga KS deri tani ka dështuar për shkak të kundërshtimit të Rusisë dhe Kinës. Veçanërisht Moska, edhe pse mijëra të vdekur, e ka hedhur poshtë çdo kritikë ndaj patnerit të saj të ngushtë tregtar dhe në tetor së bashku me Kinën vendosën veton për të hedhur poshtë një projektrezolutë të hartuar nga BE-ja për vendosjen e sanksioneve ndaj Sirisë në Këshillin e Sigurimit.

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 13.12.2011
  • Fjalët kyç siria, okb
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13RZV
  • Data 13.12.2011
  • Fjalët kyç siria, okb
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13RZV