1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB do të hetojë krimet e "IS"

Ekzekutime masive, përdhunime, skllavëri, krimet e milicëve terroristë të "Shtetit Islamik" nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar, kërkon OKB. Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së bëhet aktiv.

Kombet e Bashkuara kanë vendosur të hetojnë mizoritë e milicëve terroristë sunitë të "Shtetit Islamik" (IS). Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë miratoi me konsensus angazhimin e një komisioni hetimor të ngritur nga Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut. Ekipi i hetuesve do të dokumentojë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Irak. Lista mund të përdoret në një ndjekje penale të mëvonshme të terroristëve, thuhet në një rezolute të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, që përfshin 47 shtete.

Rezoluta u paraqit nga shtetet evropiane dhe Iraku gjatë një seancë të posaçme të Këshillit. Më parë përfaqësues të qeverive perëndimore kishin kërkuar në një diskutim ndjekjen e rreptë ligjore të "akteve barbare" të IS. Përfaqësuesit e vendeve myslimane dënuan gjithashtu terroristët dhe theksuan se aktet e dhunës nuk mund të mbulohen nga besimi islam."Shteti Islamik" sulmon të gjitha fetë.

Fëmijët si "mish për top"

Luftëtarët e IS kanë kryer krime, "përmasat e çnjërëzisë të të cilave janë të paimagjinueshme ", tha zëvendës komisarja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Flavia Pansieri. Kështu xhihadistët në muajt e fundit kanë vrarë pa dallim anëtarë të grupeve të tjera etnike ose fetare. Pansieri fajësoi milicët e IS për konvertim me dhunë të fesë, rrëmbime, skllavëri, dhunë seksuale dhe tortura. Veçanërisht të prekur janë të krishterët, jezidët dhe shiitët. Fëmijët rekrutohen me forcë nga xhihadistët dhe dërgohen si mish për top në front, të tjerë detyrohen të dhurojnë gjak për luftëtarët e plagosur, raportoi Pansieri. Më shumë se një milion njerëz kanë marrë arratinë nga dhuna. Xhamitë, kishat dhe monumentet e tjera fetare dhe kulturore po shkatërrohen.

Të gjithë ata, që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut, duhet të japin llogari, kërkoi në Gjenevë ambasadori gjerman në OKB, Joachim Rücker. Rezoluta i bëri thirrje edhe qeverisë irakiane që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare në luftën kundër milicëse të IS. Krim të mundshme lufte të ushtrisë dhe të mbështetësit të saj gjithashtu duhen sqaruar.

Spastrime etnike në Irakun e Veriut

Mijëra refugjatë në Irak kanë marrë arratinë

Mijëra refugjatë në Irak kanë marrë arratinë

Sipas Amnesty International "Shtet Islamik" kërkon të fshijë gjurmët e të gjithë joarabëve dhe të gjithë muslimanëve josunitë. Për këtë ka prova të qarta. Në një raport të Organizatës për të drejtat e Njeriut, përshkruhen ndër të tjera të shtënat në masën e njerëzve në Qiniyeh. Ajte në muajin gusht, një grup prej të paktën 300 jezidësh, të cilët donin të arratiseshin në male, anë në duart e terroristëve. 85-90 jezidë, ndër ta dhe djem dymbëdhjetë vjeçarë, u pushkatuan menjëherë. Fati i grave dhe fëmijëve nuk dihet.