1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB dënon politikën e zgjerimit të ngulimeve izraelite në Bregun Perëndimor

Izraeli has në kundërshtim të fortë për zgjerimin e ngulimeve Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor

Izraeli po përballet me një kritikë jashtëzakonisht të ashpër në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shkak të ndërtimit të ngulimeve të veta në territore palestineze. Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të 14 anëtarët e tjerë i dënuan planet e Izraelit për ndërtime në Jeruzalem dhe paralajmëruan se ato rrezikojnë zgjidhjen me dy shtete. Pavarësisht nga mbështetja amerikane, Departamenti i Shtetit [SHBA] e akuzoi Izraelin për veprime provokuese. Disa vende bënë deklarata (me sa duket të bashkërenduara). Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Portugalia deklaruan se sjellja e Izraelit minon besimin te gatishmëria e këtij vendi për të gjetur një zgjidhje në rrugë bisedimesh me palestinezët. Rusia dhe Kina u shprehën ngjashëm në mënyrë kritike, po ashtu shtetet e paangazhuara, të cilat folën për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i bëri thirrje Izraelit të mos e vazhdojë këtë [citim] „rrugë të rrezikshme“.

epa03491873 A photograph released on 30 November 2012 shows a bulldozer at a construction site in the East Jerusalem neighborhood of Pizgat Ze'ev, which many consider a sprawling Jewish settlement, on 08 November 2012. Israel plans to build 3,000 new housing units for Jewish settlers in the West Bank and East Jerusalem, Israeli media reported on 30 November, a day after the UN General Assembly voted to grant the Palestinians non-member state status at the world body. In rear is the Palestinian Shuafat refugee Camp, with the Israeli separation wall, below. EPA/JIM HOLLANDER +++(c) dpa - Bildfunk+++

Ngulimi Maale Adumim në Jeruzalemin Lindor

Netanjahu: Qeveria do të vazhdojë me zgjerimin e ngulimeve

Pak më parë Izraeli kishte dhënë dritën e gjelbër për 1.000 banesa të reja për kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, i cili është territor palestinez i pushtuar. Përveç kësaj, komisioni lokal i planifikimit për Jeruzalemin miratoi ndërtimin e më shumë se 2.600 banesave në lagjen e re Givat Hamatos në Jeruzalemin Lindor. Izraeli u përgjigj në këtë mënyrë ndaj dhënies së afërmi të statusit të vendit vëzhgues Palestinës në Kombet e Bashkuara. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë me zgjerimin e ngulimeve. Bashkësia ndërkombëtare nuk e ka pranuar aneksimin e Jeruzalemit Lindor prej Izraelit pas luftës së vitit 1967.