1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Oguret janë më shumë të zinj

Përfaqësues të Izraelit dhe të palestinezëve fillojnë sot raundin e parë të bisedimeve të tyre për paqe pas konferencës për Lindjen e Afërme në Annapolis të SHBA.

Demostratë kundër konferencës së paqes, Jeruzalem 27 nëntor

Demostratë kundër konferencës së paqes, Jeruzalem 27 nëntor

Shumë i zemëruar do të shkojë në hotelin King David në Jeruzalem delegacioni palestinez, i drejtuar nga njeriu i besuarit i Abbasit, ish-kryeministrit Ahmed Kurei. Dy javë pas takimit plot shkëlqim të Annapolisit tek të dyja palët e konfliktit është rikthyer realiteti.

Palët kthehen në realitet

Vendimi i qeverisë izraelite për të ndërtuar 307 shtëpi të tjera në ngulimin hebraik Har Homa në veri të Betlehemit e ka eklipsuar rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze për paqe. Pas debatesh të brendshme të ashpra delegacioni palestinez vendosi dje që të rifillonte megjithatë bisedimet. 'Ne do të marrim pjesë në negociata, por do t'i kufizojmë bisedimet në çështjen e ngulimeve dhe atë të formimit të komiteteve, të cilët do të trajtojnë të gjitha çështjet e zgjidhjes përfundimtare', paralajmëroi një njeri i besuar i presidentit palestinez Mahmud Abbas. Duke tërhequr vëmendjen tek deklarata e përbashkët e Annapolisit, anëtari i ekipit negociator palestinez Nimer Hammad, tha se palestinezët ndiehen të mashtruar prej Izraelit: Bisedime me kufizime
'Aktualisht izraelitët janë të detyruar të ndalin të gjitha veprimet në ngulimet në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë këtu atë që ata e quajnë 'rritje demografike'. Tani ata vendosin për një hap të tillë. Besoj se fillimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojnë tani që e kanë vërtet seriozisht se do ta detyrojnë Izraelin.'

Kritika ndaj synimeve izraelite

Ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice si dhe Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara e kritikuan synimin e Izraelit - kryediplomatja amerikane do të udhëtojë javën e ardhshme sërish në Jeruzalem për të përgatitur vizitën e presidentit George W. Bush në Lindjen e Afërme, e planifikuar për në janar. Qeveria izraelite e mbrojti vendimin për ndërtim me fjalët: Në rastin e Har Homasë bëhet fjalë për një zonë të Jeruzalermit që i nënshtrohet ligjit izraelit.

  • Data 12.12.2007
  • Autor Clemens Verenkotte / Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaeT
  • Data 12.12.2007
  • Autor Clemens Verenkotte / Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaeT