1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Oficerë të huaj mësojnë nga ushtria gjermane

Akademia e Komandës dhe e Personelit të Bundeswehr-it është kudhra e kuadrove të forcave të armatosura gjermane. Këtu shkollohen edhe oficerë të huaj - nga vendet ku shkelen me këmbë të drejtat e njeriut.

"Vertei-digungs-politische Richtlinien" (Direktiva të politikës së mbrojtjes) lexon me zë të lartë Bat Erdene Norov. Çfarë do të thotë? Majori mongolas dhe dhjetë bashkënxënësit e tij, oficerë të huaj si ai, nuk e dinë. Ata ndodhen në mësimin e gjermanishtes në Akademinë e Komandës dhe të Personelit të Bundeswehr-it, në Hamburg, në Veri të Gjermanisë dhe po punojnë me një listë termash të ndërlikuara ushtarake.

Qeveritë e tyre nuk i kanë dërguar vetëm për të mësuar gjermanisht në Akademinë e Komandës dhe të Personelit të Bundeswehr-it, këta meshkuj. "Objektivat e këtij kursi konsistojnë në pjesën më të madhe në edukimin dhe shkollimin e ekspertëve për Gjermaninë, në krijimin e miqve të Gjermanisë, dhe natyrisht, në një nivel relativisht të ulët, që të përcjellin profesionalizëm ushtarak, mbi bazën e mendimit tonë ushtarak, mbi bazën e bazave juridike nacionale dhe ndërkombëtare", thotë Gjeneral Brigada Karl Schreiner, Drejtori për Mësimdhënien.

Që prej vitit 1962, Bundeswehri ka shkolluar 1800 oficerë nga vende të treta, pra nga kombe që nuk janë as anëtare të NATO-s, as të Bashkimit Evropian. Majorë dhe nënkolonelë nga 119 shtete kanë marrë pjesë në kurse - që prej vitit 1998 edhe nga Kina. Planifikimi i operacioneve në tokë, lufta në ajër dhe në det, vlerësimi i gjendjes, taktika ushtarake - për këto bëhet fjalë në pjesën ushtarake të kursit. Objektivi zyrtar i kursit 10 mujor është që ta bëjë botën më demokratike.

Kritika për shkollimin e ushtarakëve të huaj

Më shumë demokraci përmes shkollimit të forcave të armatosura? Këtë koncept, Pascal Abb e sheh në mënyrë kritike. Ai është ekspert për Kinën në Institutin Giga për studimet globale dhe rajonale në Hamburg. "Me hierarkinë e tyre strikte, ushtritë nuk përputhen në mënyrë të veçantë me demokracinë", thotë Abb. Kjo vlen para së gjithash për Kinën. Ushtria atje është një instrument i rëndësishëm për ruajtjen e pushtetit të Partisë Komuniste, p.sh. në rast të trazirave politike. "Është krejtësisht jorealiste, që në Kinë mendimet perëndimore të përhapen nga oficerët në shoqëri", thotë i bindur eksperti i shkencave politike.

"Të drejtat e njeriut janë vetëm një argument i krijuar. Më tepër bëhet fjalë për t'u kujdesur për marrëdhëniet ekonomike", thotë Dirk Pleiter, ekspert për Kinën i Amnesty International. Kjo do të thotë, që me shkollimin e oficerëve, Gjermania shpreson që të shesë në vendin e origjinës së studentëve më shumë mallra, si makineri dhe automjete ose që të marrë me çmime më të përshtatshme lëndë të para, si gazi ose nafta. Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes vendosin për vendet me të cilat bashkëpunon Gjermania. Nëse diku gjendja bëhet dramatike, Republika Federale distancohet nga bashkëpunimi. Kjo listë e zezë aktualizohet çdo vit.

Nëse Akademia e ka arritur objektivin e saj zyrtar që ta bëjë botën më demokratike, këtë gjeneral Schreiner-i nuk e di. Akademia është duke ndërtuar një organizatë që do të kujdeset për kontaktet me ish-studentët. Më shumë se 50 vjet pas themelimit të kursit ndërkombëtar për shtabin e përgjithshëm, Akademia e Komandës dhe të Personelit të Bundeswehr-it, dëshiron të kujdeset edhe më mirë për kontaktet.