1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Oferta në bisedimet palestinezo-izraelite në Kajro

Hamasi kërkon t'i jepet fund bllokadës së enklavës bregdetare nga Izraeli dhe Egjipti si dhe hapjen e një porti dhe aeroporti si pjesë të marrëveshjes-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se nuk trembet nga paralajmërimet Hamasit pör rifillimin e luftimeve në Rripin e Gazës, duke theksuar se Izraeli do të këmbënglë tek nevojat e tij të sigurisë në bisedimet indirekte me palestinezët në Kajro.

"Delegacioni izraelit në Kajro është duke punuar që nga dita e parë nën udhëzime shumë të qarta: të qëndrojë i patundur në lidhje me nevojat e sigurisë të Izraelit. Vetëm nëse ka një zgjidhje të qartë në lidhje me nevojat tona të sigurisë, vetëm atëherë do të jemi të gatshëm për një marrveshje" - tha Netanjahu.

Hamasi i kundërshtoi të shtunën si të pamjaftueshme ofertat e bëra në Kajro prej Izraelit ndaj negociatorëve palestinezë që t'i jepet fund ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës. Hamasi përmendi mundësinë e rifillimit të luftimeve kur të skadojë armëpushimi aktual.

Kërkesat palestineze

Hamasi islamik që dominon në Rripin e Gazës, kërkon t'i jepet fund bllokadës së enklavës bregdetare nga Izraeli dhe Egjipti si dhe hapjen e një porti dhe aeroporti si pjesë të marrëveshjes për t'i dhënë fund në mënyrë të qëndrueshme armiqësisë me Izraelin. "Izraeli ose duhet t'i pranojë kërkesat e popullit palestinez, ose të përballet me një luftë të gjatë," shkroi në Facebook Osama Hamdan, kryetar për marrëdhëniet me jashtë të Hamasit.

Kurse ministri izraelit për Shërbimet Sekrete dhe Çështjet Strategjike, Yuval Steinitz, tha se "Demilitarizimi i Gazës, i garantuar tashmë përmes marrëveshjes së Oslos, se nuk do të ketë asnjë lloj predhe apo rakete në Gazë, duhet të shtrohen përsëri për diskutim. Përndryshe një port ose aeroport pa detyrim për demilitarizim është si një carta bianca për predhat dhe raketat."

Lëshim për peshkatarët

Izraeli u bëri një lëshim palestinezëve duke hequr pjesërisht ndalimin e peshkimit për peshkatarët në brigjet e Gazës. Anijet e peshkimit lejohen përsëri të dalin deri në tri milje detare në Detin Mesdhe, konfirmoi të dielën në Tel Aviv një zëdhënëse e ushtrisë. Pas fillimit të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës më 8. korrik Izraeli e ndaloi peshkimin përpara bregut, shkruante gazeta "Haaretz". Heqja e pjesshme e ndalimit të peshkimit ofrohet si një "gjest i njëanshëm i vullnetit të mirë" në bisedimet e Kajros për një armëpushim të përhershëm. Palestinezët kërkojnë ndër të tjera edhe një zgjerim të ndjeshëm të zonës së peshkimit.