1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Oferta e Izraelit kundërshtohet nga palestinezët

Izraeli ka bërë propozime konkrete për një këmbim territorial me shtetin e ardhshëm palestinez. Idetë për Jordanin perëndimor, udhëheqja palestineze i ka kthyer mbrapsht si të papranueshme.

default

Ehud Olmert

Tani Izraeli dhe Palestina grinden për kufijtë e ardhshëm. Bisedimet për zgjidhje paqësore janë zhvilluar deri tani midis ministres së jashtme izraelite Zippi Livni dhe ish-kryeministrit palestinez, Ahmed Kurei. Pas ofertës së bërë hapur të kryeministrit izraelit Olmert, për të dorëzuar tek palestinezët 93 për qind të Jordanit Perëndimor, duhet të vinte përgjigja nga autoritetet palestineze.

Palästinenser Präsident Mahmoud Abbas bei einer Sitzung des PLO Zentralkomitees West Bank Ramallah

Presidenti, Mahmud Abaz

Palestinezët duan kthim në kufijtë themelorë të 1967-ës

Nabil Abu Rdeineh, zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abaz, e ktheu mbrapsht propozimin e Olmertit. Ai është i papranueshëm sepse bie ndesh me ligjet palestineze, arabe dhe me të drejtën ndërkombëtare. Abu Rdeineh deklaroi se do të pranohet vetëm një shtet palestinez që do të jetë i lidhur gjeografikisht, pa ndërprerje me ngulime izraelite dhe një shtet që do të bazohet në kufijtë themelorë të 1967-ës. Sipas pikëpamjes së autoriteteve palestineze, Izraeli nuk lejohet të ketë blloqe ngulimesh në territoret palestineze që do të deklarohen si pjesë e territorit shtetëror izraelit.

Jo ndarje të Jordanit perëndimor dhe Rripit të Gazës

Sipas propozimeve të Olmertit, Izraeli duhet të mbajë shtatë përqind të Jordanit Perëndimor. Si kundërpërgjigje Izraeli do t´i jepte palestinezëve një pjesë të vogël të territorit të tij, Rripit të Gazës do i shtohej një copë të shkretëtirës izraelite, Negev. Përveç kësaj do të ngrihet një korridor rrugor midis Jordanit Perëndimor dhe Rripit të Gazës, pa kontroll izraelit.


Propozimi i kryeministrit izraelit është për palestinezët një konfrontim. Zëdhënësi i Presidentit Abaz, Abu Rdeineh, tha se oferta tregon se Izraeli nuk përpiqet seriozisht për të gjetur një zgjidhje. Izraeli kërkon të shmangë zgjidhjen me krijimin e dy shteteve.


Udhëheqja palestineze e di, që Izraeli është i interesuar në ndarjen e Jordanit Perëndimor dhe të Rripit të Gazës. Një zgjidhje me një shtet nuk është opcion as për qeverinë izraelite, sepse Izraeli nuk është në gjendje të fitojë ndaj palestinezëve garën për rritjen e popullsisë.



  • Data 13.08.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwKZ
  • Data 13.08.2008
  • Autor Sebastian Engelbrecht
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwKZ