1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ofensivë amerikane në Ballkan - Joe Biden në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë

Presidenti amerikan Joe Biden viziton Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën. Qeveria amerikane kërkon të përzihet në punët e Ballkanit, për të penguar shpërthimin e konflikteve të reja të dhunës.

Ministri i jashtëm boshnjak Sven Alkalaje pret Bidenin në Sarajevë.

Zëvendëspresidenti Joe Biden, kërkon të pengojë shpërbërjen e Bosnjës. Ministri i jashtëm boshnjak Sven Alkalaje pret Bidenin në Sarajevë.

Atmosfera në Bosnjë është gati njësoj, si në vitin 1991 para shpërthimit të luftës. Bosnjën e kërcënon ndarja, me pasoja të paparashikueshme. Inisiativa e amerikanëve, vjen papritur. Në rrethet e ngushta ajo argumentohet me politikën defektoze të Bashkimit Evropian në Ballkan.

Siguri e lartë në qytetin boshnjak, qendra e Sarajevës është bllokuar. Frika nga rrëmujaxhinjtë është e madhe. SHBA nuk është e preferuar, sepse është bashkëfajtore e mizeries politike dhe ekonomike të Bosnjës, thonë shumë boshnjakë. Bashkëpërgjegjëse për marrëveshjen e Dejtonit 1995, e cila hodhi bazën për ndarjen e Bosnjës. Serbët, myslimanët dhe kroatët nuk kanë arritur der më sot të ngrenë një shtet funksionues. Armiqësitë e mëparshme janë të gjalla edhe sot. Amerikanët janë të shqetësuar për gjendjen. Një diplomat amerikan e përshkruan klimën politike si atë të vitit 1991, në prag të shpërthimit të luftës së Bosnjës. Vendi mund të shpërbëhet nga shpërthimi i një dhune të re.

Zëvendëspresidenti Joe Biden, kërkon të pengojë shpërbërjen e Bosnjës. Dhe me këtë rast para së gjithash të obligojë serbët: "Kjo është baza mbi të cilën ne duam të vazhdojmë punën. Por ne kemi nevojë edhe për mbështetje dhe partneritet".


Në një vend të ndarë, ku lulëzon burokracia dhe ku janë të pranishme tendencat për shkëputje të serbëve të Bosnjës, kryeministri i fereatës boshnjako-kroate, Nexhat Brakoviq tërheq vërejtjen se: "Më e rëndësishmja është një formë kushtetute për një shtet efikas dhe një administratë qendrore unike".

Edhe Joe Biden angazhohet për një administratë më të fuqishme qendrore në Bosnjë. Vizita e tij nga Bosnja vazhdoi në Beograd dhe përfundon në Prishtinë. Partitë opozitare nacionaliste në Serbi e akuzojnë Biden-in se është përgjegjës që nga koha e Klintonit për katastrofën në Bosnjë, për shkëputjen e Kosovës dhe bombardimet e Natos në Serbi në vitin 1999.


Marrëdhëniet nuk janë çtensionuar ende. Në shkurt të vitit 2008 në Beograd pati përleshje, ambasadës amerikane iu vu flaka. Dhe mospëlqimin për vizitën e Bide-it e shprehën sërish dje nacionalistët serbë. Joe Biden nuk do të arrijë shumë me këtë vizitë, beson Dragan Simiq, profesor në Qendrën për studime amerikane në Beograd. "Hapësira jonë manovruese është e kufizuar edhe për shkak të përvojës me të në vitet 90-të. Por e qartë është po ashtu se tani kemi një politikë të re të jashtme amerikane, me në krye Obamën. Të paktën unë pres ndryshime sa i përket tonit dhe stilit të komunikimit. Si është sjellë Joe Biden në vitet e 90-ta dhe si sillet sot, kjo nuk duhet të jetë shumë e rëndësishme".

Amerikanët e shohin Serbinë si çelës për një zhvillim paqësor në tërë rajonin ballkanik. Sipas tyre Bashkimi Evropian, kjo dëgjohet sërish, nuk është duke bërë sa duhet. Politologia e Beogradit Ljiljana Smajloviq: "Joe Biden nuk vjen me ndonjë ofertë për të tërë rajonin. Amerikanët e mbështesin shumë Kosovën. Por kur flitet për Serbinë dhe Bosnjën oferta është: ne do t`iu ndihmojmë të futeni në Bashkimin Evropian. Ne do të mbështesim ambiciet tuaja nëse ju dëshironi të Bashkimin Evropian".

Kërbaç dhe kulaç - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Serbia një politikë të vërtetë çtensionuese. Por shpërblimin për këtë mund t'ua ofroj vetëm Bashkimi Evropian mbi të cilin Amerika dëshiron të ndikojë. Ndryshe nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, Bidenin e pret një atmosferë krejt tjetër të enjten në Prishtinë. Që tani rrugët janë zbukuruar me pllakata: "Faleminderit Amerikë, mirë se erdhe në Kosovë".

Autor: Andreas Meyer-Feist / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 20.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Htty
  • Data 20.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Htty