1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Occupy - Një vit nga shpërthimi i zemërimit

Todd Gitlin/Aida Cama17 Shtator 2012

Ka kaluar në vit që kur lëvizja Occupy shpërtheu para publikut. Reaksionet ishin të shumta nga habia deri tek refuzimi. Një vit më pas, bilanci nuk është edhe aq optimist.

https://p.dw.com/p/16ALU
Parku "Zuccotti" pas largimit të "Occupy" në Mars 2012
Parku "Zuccotti" pas largimit të "Occupy" në Mars 2012Fotografi: Stan Honda/AFP/Getty Images

Ajo që shpërtheu vjeshtën e kaluar në Downtown Manhattan, ishte diçka midis një shpërthimi të momentit dhe një lëvizjeje, thotë teoricieni i organizatës Marshall Ganz. Ethet "Occupy" ishin ngjitëse, jo vetëm për shkak të zgjuarsisë dhe guximit fillimisht të qindra dhe pastaj të mijëra të rinjve rebelues. Por për shkak se ata gjetën një rrugë për të shprehur ndjenjën se plutokracia është një kafaz i hekurt. Një nga parrullat më popullore të protestës ishte "Banks got bailed out; we got sold out" (Bankat u shpëtuan- ne u shitëm). Lëvizja shprehu ndjenjën së pushteti i parasë ka shkaktuar një krizë morali. Me hovin e saj dhe idetë e shumta, lëvizja ishte një përpjekje për të ringjallur moralin.

Efekti i Occupy

Ndryshe nga sa pritej, edhe nga sa prisnin vetë aktivistët, kampi i ngritur në afërsi të Wall Street-it dhe imitimi i tij në qindra raste në vende të tjera, ishte fillimi i një lëvizjeje që tërhoqi dhjetëra mijëra dhe qindramijëra demostrues. "1 përqind" dhe "99 përqind" u kthyen në koncepte të zakonshme dhe pabarazitë e mëdha një çështje e madhe. Lëvizja Occupy arriti që të vendoste më shpatulla për muri një pakicë të privilegjuar jashtë mase. Elita ekonomike që shfrytëzoi derregullimin dhe politikën e korruptuar për t`i shërbyer vetes së vet, shkatërroi mirëqënien e të gjithëve dhe shpëtoi pa u dënuar për këtë, është mendimi i përgjithshëm.

Protesta në Frankfurt
Protesta në FrankfurtFotografi: dapd

Lëvizja ia mori nga dora aktivitetet, populistëve konservatorë të lëvizjes "Tea Party" dhe fitoi shumë simpati. Ajo përdori rrjetet online për të organizuar takime jashtë "Cyberspace". Occupy ngriti hapësira për takime personale për diskutime, për të ngrënë, për të gjetur strehim, për t'u kujdesur për njeri tjetrin, për të ulëritur, sharë, rënë daulleve, fjetur, për të lexuar, për t'u këshilluar, dhe për të mësuar refuzimin. Në publikun e gjerë lëvizja mblodhi pikë, kur konfrontoi kundërshtarët e korruptuar me mënyra krijuese. Ajo bëri bashkë aktivistët e ashpër, anarkistët, revolucionarët, të pastrehët, njerëzit që vërdallisen kot, skeptikët, reformatorët e ngjyrave të ndryshme. Ata të gjithë ishin njerëz që donin një shoqëri më të mirë, një fillim të ri. Kur policia ndërhyri me spruco piperi dhe arrestime masive, imazhet u shpërndanë në gjithë botën. Përkrahja ndaj lëvizjes u rrit si shpërthim eksplozivi.

Bërthamë e fortë me përkrahje të gjerë

Shumë prej iniciatorëve të parë të Occupy – pra lëvizja e brendshme- ishin anarkistë dhe demokratë radikalë, të etur për vetëadministrim nëpërmjet demokracisë direkte. Por numri më i madh i njerëzve, që marshuan me Occupy vinin nga shtresa e mesme, ishin sindikalistë, të ngjyrave të ndryshme progresive. Ata nuk ishin shumë fotogjen, ektravagant, por ishin të shumtë në numër. Ata përfaqësonin kombinimin e entuziazmit të bërthamës së brendshme dhe masës së madhe të lëvizjes, e cila rinoi rivierën politike.

Kjo u bë e mundur sepse Occupy ishte lëvizja e parë sociale në SHBA, ideja kryesore e të cilës u përkrah nga shumica që në fillim. Por pas muajve të parë, interesimi i publikut ra. Në muajin gusht shumica e amerikanëve thanë se "nuk identifikohen fare" me Occupy ose identifikohen vetëm "pak fare".