Objektivat e demonstruesve nё Iran tё paqarta | Bota | DW | 05.01.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Objektivat e demonstruesve nё Iran tё paqarta

Shteti iranian i deklaroi protestat tё pёrfunduara. Por megjithatё njerёzit vazhdojnё tё demonstrojnё nё rrugё. Zhgёnjmi i nxit ata pёr protestё, por qёllimet e tyre janё tё paqarta.

Pas njё jave protestash tё ashpra kundёr qeverisё udhёheqja iraniane mobilizoi tё mёrkurёn (03.01.) mbёshtetёsit e vet. Ndёrsa mediat shtetёrore heshtёn pёr protestat e kritikёve ato transmetuan marshimin e pёrkrahёsve tё qeverisё nё tё gjitha kanalet. Komentatorёt e pёrshkruanin marshimin si "mbёshtetje e popullit pёr qeverinё e nё radhё tё parё pёr udhёheqёsin fetar Ali Chamenei personalisht".  Pak pas kёsaj gjeneral-majori Mohammad Ali Jafari, komandant i Gardёs sё fuqishme tё Revolucionit, deklaroi fundin e protestatve antiqeveritare.

Por ato pёrfunduan vetёm derisa ra errёsira. Gjatё natёs (04.01) sёrish pati protesta tё pjesёshme nё provinca, pavarёsisht pёrforcimit tё trupave tё policisё. Pёrdorues anonimё tё rrjeteve sciale u dёrgonin video gazetarёve nga kёto protesta. Por vёrtetёsia e videove nuk mund tё verifikohet.

Ulet ҁmimi i vezёve! Sёrish gjithҁka nё rregull?

"Çfarё duan duan demonstruesit? Nuk e kam idenё!"  thotё Mohmudi nga Teheran nё intervisitё me telefon pёr DW. "Unё nuk i mbёshtes ata. Por ajo qё kanё arritur ёshtё impresionuese. Çmimi i vezёve ёshtё ulur. A nuk ёshtё kjo mё shumё, se sa ka arritur opozita e orientuar nga reformat nё kёto 20 vitet e fundit?"

31-vjeҁari Mahmud shprehet plot cinizёm. Ai doktoron nё fushёn e fizikёs. Pas studimeve ai do tё largohet nga vendi. Shpresa qё mund tё pёrmirёsohet gjё, atij i ka humbur prej kohёsh. Mahmudi ka qenё mbёshtetёs i "Lёvizjes sё Gjelbёr" nё vitin 2009. Gjatё protestatave atёhere kundёr zgjedhjeve tё  diskutueshme presidenciale atё e rrahёn disa herё dhe e kanё arrestuar. "Atёherё ne e dinim se ҁ'donim. Ne mbёshtesnim kandidatin tonё Mir Hossein Musaui. Ne donim qё vota jonё tё kishte vlerё. Prej kёsaj u krijua njё lёvizje. Njerёzit qё kanё dalё nё rrugё ditёt e fundit kanё protestuar kundёr gjithҁkaje, por ata nuk e dinё se pёr ҁfarё."

Protestat nisёn tё enjten e kaluar (28.12.) nё Mashad nё veri tё vendit. Shkaku ishin ҁmimet e vezёve. Ato u rritёn me rreth 70 pёrqind. Njёkohёsisht u komunikua plani i qeverisё pёr rritjen me 50 pёrqind tё ҁmimit tё benzinёs. Fillimisht protesta u drejtua kundёr politikёs ekonomike tё qeverisё, por nisi tё marrё gjithnjё e mё shumё trajtёn e protetёs kritike ndaj sistemit. Shpejt situata u pёrshkallёzua dhe protetstat u bёnё gjithnjё e mё tё dhunshme. Nuk ёshtё e qartё se kush e nisi dhunёn. Sipas tё dhёnave zyrtare ditёt e fundit gjetёn vdekjen tё paktёn 22 vetё. Nё mbarё vendin u arrestuan mbi 1000 demonstrues. Mosha mesatare e demonsruesve ёshtё nёn 25 vjeҁ.

"Kemi tё bёjmё me tё rinj qё vijnё nga pjesё tё vendit tё lёna pas dore", thotё pёr DW politologu Sadegh Zibakalam nga Universiteti i Teheranit. "Ata janё tё zhgёnjyer prej gjithҁkaje. Shumё prej tyre votuan para shtatё muajsh pёr presidentin Hasan Rohani. Ai premtoi shumё, por deri tani nuk ka mundur tё realizojё asgjё. Zhgёnjimi e ka kthyer pendulin nё kahun e kundёrt."

"Njё brez i indinjuar qё nuk ka mё besim tek askush e asgjё"

Rohani u pati premtuar zgjedhёsve vende tё reja pune. Ai shpresonte qё me shfuqizimin e sanksioneve ndёrkombёtare pas marrёveshjes atomike, ekonomia do tё merrte hov. Por kjo nuk ndodhi.

Papunёsia qё nga viti 2016 ёshtё nё nivelin 12 pёrqind. Irani ka njё popullsi tё re nёn 25 vjeҁ.  Mosha mesatare ёshtё 31 vjeҁ. Gazeta "Iran", qё botohet nga agjencia shtetёrore e lajmeve IRNA, shkruan, se qytetet me papunёsinё mё tё lartё janё prekur mё shumё nga protestat. "Shteti pёrballet me njё brez, qё nuk beson mё nё asgjё e tek askush. Ata nuk kanё mё besim as tek qeveria, as tё institucionet fetare e as tek opozita e orientuar nga reformat", thotё politologu Zibakalam. "Kёta tё rinj nuk kanё mё durim. Ne duhet t'i marrim seriozisht problemet e tyre. Pakёnaqёsia e tyre ёshtё njё sfidё e madhe, qё ne nuk duhet ta nёnvleftёsojmё."