1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Objektiv sulmi ushtria gjermane - sulmet e fundit ndaj bundesverit në Afganistan

Gjendja e sigurisë së ushtarëve gjermanë në Afganistan po keqësohet dukshëm. Shefi i ISAF-it, Domrëse mbi valën e re të dhunës kundër ushtarëve gjermanë.

U.S. Army Special Forces

U.S. Army Special Forces

Ditën e hënë ndaj një patrulle të bundesverit në Afganistan u ndërmorr një sulm me bombë. Patrulla gjermane nuk pësoi lëndime, por gjendja e sigurisë së ushtarëve gjermanë në Afganistan po keqësohet dukshëm. Vetëm në muajin e shkuar janë plagosur gjashtë ushtarë gjermanë nga atentatet me lëndë eksplozive. Deri më sot kanë humbur jetën 30 ushtarë gjermanë në Afganistan.

Kabul

Kabul

Afganistani ka përjetuar në vitin 2008 vitin më të dhunshëm që nga rrëzimi i talebanëve. 260 ushtarë të trupës shumëkombëshe kanë humbur jetën. Gjenerali Hans Lotar Domrëse (Hans Lothar Domröse), shef i shtabit të trupës shumëkombëshe, ISAF e përshkruan gjendjen aktuale kështu: "Po sigurisht që gjendja paraqitet më e trazuar në të gjithë vendin, po siç thuhet, po bëhet keq para se të bëhet më mirë. Ne kemi goditur dhe prekur brenda folesë së grerëzave, tani duhet parë se ku do të dalim."

Policia afgane pas një sulmi me bombë

Policia afgane pas një sulmi me bombë, 2007


Kjo do të thotë që aktivitetet e zgjeruara të ISAF-it kanë ngacmuar talebanët, edhe në veri ku bundesveri ka komandën rajonale. Por në jug ka mungesë trupash. Kryekomandanti i NATO-s, gjenerali Banc Kredok (Bantz Craddock) ka kërkuar përforcimin e ISAF-it me 20.000 ushtarë. Kjo kërkon të dërgohen katër brigada në Afganistan, deri më tani vetëm amerikanët kanë pranuar dërgimin e një brigade.

Gjermania është vendi i tretë për nga numri i trupave të dërguara, dhe në bazë të mandatit aktual mund të dërgohen deri në 4.500 trupa. Sipas gjeneralit Domrëse, nuk është për Gjermaninë që të dërgojë më shumë trupa. "Gjermaninë ndoshta do ta pyesin, si gjithë vendet e tjera, nëse do të japë më shumë para, do të lëshojë fondempër shkollimin e policisë, në krijimin e administratës, apo në trajnimin e ushtrisë afgane, por Gjermania mund të jetë e qetë, nuk do t'i kërkojnë më shumë trupa."

A wounded Afghan boy is Pas një sulmi në pazarin e Kunduzit, 19 maj 2007

A wounded Afghan boy is Pas një sulmi në pazarin e Kunduzit, 19 maj 2007


Ngritjen e trajnimin e ushtrisë afgane, Domrësen e cilëson si detyrë mjaft të rëndësishme. Deri në vitin 2012 120.000 ushtarë duhet të jenë pjesë e ushtrisë afgane. "Kjo është një punë e madhe, do të sjellë edhe lehtësim të madh, por ky projekt do të jetë i sukseshëm vetëm po se qe vendet pjesëmarrëse në ISAF do të dërgojnë specialistë, ky është shqetësimi më i madh, nëse gjejmë kuadro ushtrie në numër të mjaftueshëm, llogaria për këtë është gati në tavolinë.

  • Data 26.11.2008
  • Autor Sabina Mathay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G20w
  • Data 26.11.2008
  • Autor Sabina Mathay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G20w