1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama viziton Korenë e Jugut

Presidenti i SHBA-së Barack Obama po qëndron për vizitë në Korenë e Jugut. Ai do të marrë pjesë edhe në samitin e dytë për armët bërthamore

Presidenti Obama me dylbi në kufirin mes Koreve

Presidenti Obama me dylbi në kufirin mes Koreve

Presidenti amerikan Barack Obama në hapje të vizitës së tij në Korenë e Jugut ka vizituar zonën e çmilitarizuar në kufirin me Korenë e Veriut. Shtetet e Bashkuara kanë të stacionuar në këtë zonë gati 30.000 ushtarë. Në përfundim të vizitës këtu është planifikuar një takim me kreun e shtetit koreanojugor, Lee Myung Bak.

Në qendër të vizitës së tij është pjesëmarrja ne samitin e dytë botëror për sigurinë e armëve bërthamore, që zhvillohet të hënën dhe të martën në kryeqytetin Seul. Aty do të konsultohen përfaqësuesit nga më shumë se 50 shtete lidhur me evitimin e mundësive të armatosjes së terroristëve me armë bërthamore.

Takimi për sigurinë e armëve bërthamore

Obama në kufirin mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Obama në kufirin mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Më parë Koreja e Veriut paralajmëroi Seulin se një rezolutë e mundshme në takimin, që nis të hënën lidhur me programin bërthamor të vendit do të shihet si një provokacion, që konsiderohet “akt lufte”. Pheniani e dënoi takimin e Seulit si një “krim të pafalshëm” dhe një “provokim të rëndë e të patolerueshëm”.

Nga Gjermania do të jetë i pranishëm ministri i jashtëm Guido Westerwelle. Obama do të zhvillojë bisedime dypalëshe edhe me disa udhëheqës botërorë. Ndër takimet e planifikuara është ai me presidentin kinez, Hu Jintao, si dhe udhëheqësit e Kazakistanit, Rusisë, Koresë së Jugut dhe Turqisë. Presidenti amerikan do të të takohet edhe me kryeministrin e Pakistanit, Yousuf Raza Gilani.

Autor: dpa/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angelina Verbica