1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama vizitë në burg - kërkon reformimin e ligjit penal

Burgje të mbushura plot dhe dhe dënime të tepruara - ligji penal amerikan ka nevojë urgjente për reformim. Barak Obama është presidenti i parë amerikan, që viziton një burg federal dhe shpjegon planet e tij për reforma.

"Këto janë të rinj, që kanë bërë gabime, të cilat nuk ndryshojnë aq shumë nga gabimet, që kam bërë unë dhe shumë të tjerë", deklaroi presidenti i SHBA Barack Obama, pasi takoi gjashtë të burgosur në burgun El Reno pranë Oklahoma City. "Dallimi është se ato nuk kanë patur strukturën e mbështetjes, shanset e dyta", për ta vënë jetën e tyre në kontroll.

Ligje drakoniane dhe anakronike?

Në burgun federal El Reno kryejnë dënimin rreth 1.300 të burgosur. Shumë prej tyre janë dënuar për vepra penale, që kanë të bëjnë me drogën, shpesh me dënime shumë të gjata me burg. Arsyeja është se në ligjin penal federal të SHBA ka dënime minimale për deliktet e drogës. Ky legjislacion daton nga viti 1980, kur vendi u përball me një valë krimesh, që kishin të bënin me kokainën. Obama e konsideron këtë sistem të vjetëruar dhe dëshiron ta ndryshojë #.

"Ne duhet të ndërmarrim diçka"

Gjithsej në SHBA 2,2 milionë njerëz ndodhen në burgje. Kjo shifër i korrespondon 25 përqind të të burgosurve në botë. "Kjo nuk është normale", tha Obama, pas vizitës në burgun e Oklahomës. "Një gjë e tillë nuk ekziston në vende të tjera."

Së fundi presidenti amerikan e denoncoi këtë desekuilibër në një fjalim që mbajti para NAACP, organizatës më të madhe amerikane, që angazhohet për të drejtat e zezakëve. "Ne mbajmë më shumë njerëz prapa hekurave se sa 35 vendet kryesore evropiane së bashku". "Ne duhet të ndërmarrim diçka", theksoi ai.

2,2 milionë njerëz kryejnë dënimin në burgjet amerikane, që janë 25% e të burgosurve në mbarë botën.

2,2 milionë njerëz kryejnë dënimin në burgjet amerikane, që janë 25% e të burgosurve në mbarë botën.

Sistem diskriminues

Dënimi me burg nuk ështe i rëndë vetëm se është disproporcional, ai pasqyron diskriminimin ndaj minoriteteve, kritikoi në fjalën e tij Obama. Afroamerikanët dhe njerëzit me origjinë hispanike përbëjnë 30 për qind të popullsisë amerikane, por përbëjnë 60 për qind të të burgosurve. Një ndër 35 burra afrikanë është në burg. Përveç kësaj për të njëjtën vepër penale ai rrezikohet të marrë një dënim më të lartë sese një kriminel i bardhë.

Nga perspektiva e Obamës edhe një pikë tjetër flet për nevojën e reformimit të ligjit penal: shpenzimet gjigande, që shkaktohen për shkak të qëndrimit në burg të kaq shumë njerëzve. 80 dollarë amerikanë i kushton ky sistem Shteteve të Bashkuara në vit. "Imagjinojeni pak", tha presidenti amerikan para NAACP, "se çfarë mund të isha në gjendje të bëja me këto 80 miliardë."

Mbështetje nga kongresi

Obama i ka bërë thirrje kongresit të SHBA për të trajtuar këto abuzime Dënimet minimale duhet të hiqen, në vend të tyre gjykatësit mund të vendosin vetë, se çfarë dënimesh janë të arsyeshme për veprat penale të drogës. Përveç kësaj duhet të ketë programe më të mira rehabilitimi dhe të përmirësohen mundësitë në tregun e punës për të burgosurit e liruar. Tashmë është formuar një koalicion i gjerë ndërpartiak, bëri të ditur presidenti amerikan. Kështu që reforma mund të bëhet realitet që këtë vit.

av (dpa, afp, rtr)