1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama thekson rolin drejtues të perëndimit në politikën botërore

Me gjithë zhvillimin e Kinës, Indisë dhe Brazilit roli udhëheqës në botë i përket perëndimit. Para parlamentit në Londër Obama shprehu qartë këtë pretendim. Për sundimtarin libian Gadafi mesazhi ishte: "Largohu!"

default

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe Presidenti i SHBA-së Barack Obama mbrojti rolin udhëheqës global të perëndimit në politikën botërore. Zhvillimi i vendeve në ekspansion ekonomik si Kina, India dhe Brazili nuk është i lidhur domosdoshmërisht me "rënien" e fuqive të vjetra botërore, si SHBA dhe Evropa, tha Obama të mërkurën para dy dhomave të parlamentit britanik. Presidenti SHBA-së përsëriti lidhjet e ngushta të Uashingtonit me partnerët tradicionalë evropianë. "Kam ardhur këtu për të riafirmuar një nga aleancat më të vjetra, më të forta, që ka njohur ndonjëherë bota. Dhe arsyeja për këtë miqësi të ngushtë nuk është vetëm historia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë e përbashkët, lidhjet tona gjuhësore dhe kulturore. Marrëdhënia janë është e veçantë për shkak të vlerave dhe besimeve, që kanë bashkuar popujt tanë gjatë kohërave."

Obama ne parlamentin britanik

Obama ne parlamentin britanik

Fjalimi i Obamës u prit me interes në Britaninë e Madhe. Para Obamës që nga Lufta e Dytë Botërore vetëm Papa Benedikti i XVI, luftëtari i lirisë së Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, dhe ish-presidenti francez, Charles de Gaulle, kanë folur para të dyja dhomave të parlamentit. Komentatorët patën spekuluar më parë se Obama mund të bënte të qartë se e sheh të ardhmen e Shteteve të Bashkuara në anën e fuqive të mëdha në ekspansion ekonomik.

Aleanca e SHBA-së me perëndimin mbetet vendimtare për të ardhmen

"Eshtë bërë e modës të pyetet, në se zhvillimi i këtyre kombeve do të çojë në humbjen e ndikimit të SHBA-së, apo Evropës", tha Obama. Por nuk është kështu. "Kanë qenë SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët e tyre demokratë, që kanë krijuar një botë, në të cilën kanë mundur të krijohen kombe të reja dhe të zhvillohen individët. Kjo aleancë do të mbetet vendimtare në të ardhmen, për të arritur synimin, një shekull më paqësor, më të begatë, dhe më të drejtë", edhe pse ka më shumë shtete se më parë që mbajnë përgjegjësi. "Vendet si Kina dhe Brazili po zhvillohen me hapa të mëdhenj. Ne duhet ta mirëpresim këtë zhvillim, sepse ka shpëtuar qindra miliona në botë nga varfëria dhe ka krijuar tregje te reja dhe mundesi për vendet tona."

Aleatët e vjetër nuk duhet të shtrihen mbi dafina, porositi presidenti i SHBA-së. Për të mbajtur pozitën e tij drejtuese perëndimi duhet të përballet me sfidat e reja, siç janë terrorizmi dhe transformimi i klimës dhe të forcojë aftësinë konkurruese. "Ne duhet të dyfishojmë investimet tona në shkencë dhe inxhinieri dhe të forcojmë përpjekjet tona për përgatitjen e fuqisë punëtore të kualifikuar mirë", tha Obama.

Gadafi duhet të largohet

Obama foli edhe për kryengritjet popullore në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Për të realizuar kalimin paqësor në demokraci, këto vende kanë nevojë për ndihmë. "Të gjithë duhet ta kenë të qartë: Ajo që përjetojmë në Teheran, Tunis dhe në sheshin Tahrir (në Kajro), është një dëshirë e madhe për të njëjtat liri, të cilat ne i konsiderojmë të vetëkuptueshme në shtëpinë tonë. Megjithatë njerëzit e këtyre vendeve duhet të luftojnë vetë për t'i fituar këto liri, ato nuk mund të imponohen nga jashtë", tha Obama.

Obama dhe Cameron në konferencë shtypi

Obama dhe Cameron në konferencë shtypi

Së bashku me Britaninë e Madhe Obama do të rrisë presionin ndaj despotëve si sundimtari i Libisë Muamar al Gadafi. Libia e ardhshme është e paimagjinueshme me Gadafin në krye. Ai duhet të largohet, tha kryeministri britanik Cameron në një konferencë të përbashkët shtypi. Obama ishte i të njëjtit mendim. Por ai sqaroi se mundësitë e arritjeve me rrugë ushtarake janë të kufizuara dhe përjashtoi ndërhyrjen me forca tokësore në Libi. NATO mund të japë mbështetje vetëm nga ajri, lufta në tokë është punë e rebelëve libianë.

Në Lindjen e Mesme Obama i bëri thirrje përsëri organizatës radikale-islamiste Hamas që të heqë dorë nga dhuna. Hamasi deri tani as nuk ka hequr dorë nga dhuna dhe as nuk ka njohur të drejtën e ekzistencës së shtetit të Izraelit, tha Obama. Në këto kushte është e vështirë të presësh nga Izraeli bisedime serioze me Hamasin. Kufijtë e vitit 1967 duhet të shërbejnë si pikënisje e diskutimit. Edhe Cameron tha, se palestinezët duhet ta dinë se kufijtë e 1967 mund të ishin "një pikënisje për shkëmbim territoresh".

Autor: dpa/A Verbica

Redaktoi: E Ajazaj

DW.COM