1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama: Të drejtat e njeriut - me qeverinë kineze

Obama dhe Clinton nuk japin komente mbi desidentin kinez që kërkoi strehim në ambasadën ameriane në Pekin. Clinton niset për vizitë në Kinë dhe premton diskutim mbi të të drejtat e njeriut.

Dialog strategjik midis Kinës dhe SHBA-së

Dialog strategjik midis Kinës dhe SHBA-së

Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton do të zhvillojë një vizitë në Kinë. Pak para udhëtimit të saj për në Pekin, Clinton së bashku me presidentin e SHBA-së Barack Obama nuk kanë pranuar të komentojnë ikjen nga arresti shtëpiak më 22 prill të desidentit kinez Chen Guangcheng, i cili më pas ka kërkuar strehim në ambasadën amerikane në Pekin. 

Sigurisht që ai ishte në dijeni për rastin nga njoftimet përkatëse të shtypit, por për këtë nuk do të jepte asnjë deklaratë, tha Obama të hënën (01.04) në Uashington. Por ai shtoi se: "Unë dua të theksoj se çdo herë që jam në takimet me Kinën, gjithmonë do të diskutohet çështja e të drejtave të njeriut".  

Clinton do të diskutojë në Pekin për të drejtat e njeriut

Clinton deklaroi më vonë nga ana e saj po ashtu se ajo nuk komenton rastin Chen por premtoi se këtë do ta diskutojë gjatë vizitës së saj në Pekin. "unë mund t'ju  siguroj se ne do të diskutojmë çdo çështje, përfshirë edhe të drejtat e njeriu, që kanë mbetur pezull mes nesh”.

Sekretarja amerikane e Shtetit dhe Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner do të drejtojnë delegacionin amerikan në Dialogun Ekonomik dhe Strategjik mes SHBA-së dhe Kinës, që mbahet në këtë javë në Kinë.

Autor: dpa,CNN/Kelmendi 
Redaktoi: Aida Cama