1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama synon zgjidhjen e krizës së pasurive të patundshme

Që të mos ketë sërish ndonjë kolaps financiar dhe bankar Obama dëshiron të ndërmarrë disa reforma për tregun e pasurive të patundshme.

Presidenti amerikan Obama dëshiron të heqë qafe barrën e mbetur prej krizës së pasurive të patundshme dhe të shkrijë dy kredidhënësit e mëdhej Fannie Mae dhe Freddie Mac. Në një fjalim në shtetin amerikan të Arizonës, Obama bëri thirrje për një ndryshim të mentalitetit në financimin e pasurive të patundshme. Shtatë vjet më parë kriza financiare botërore nisi pikërisht me flluskën e pasurive të patundshme në SHBA.

Presidenti Obama e zgjodhi qëllimisht Arizonën për fjalimin e tij, sepse ky rajon u godit rëndë nga kriza e pasurive të patundshme.

Barack Obma Rede an Universität in Kapstadt

Barack Obma

Shumë njerëz që blenë shtëpi nuk janë tani në gjendje të paguajnë kreditë, dhe shumë prej tyre i kanë nxjerrë prej shtëpive. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë përsëri, theksoi Obama:

"Për një kohë shumë të gjatë këto kompani kanë bërë fitime të mëdha, duke blerë kredi dhe duke e ditur se nëse bastet e tyre nuk do të funksiononin, barra e mbështetjes do t'u binte tatimpaguesve." - theksoi Obama.

Bankat hipotekare Fannie Mae dhe Freddie Mac kanë blerë për shembull kredi të kalbura financimi pasurish të patundshme nga bankat. Kur plasi flluska e pasurive të patundshme në SHBA këto banka morën ndihma në miliarda për të shpëtuar nga falimentimi.

Tani që në tregun e pronave dhe të pasurive të patundshme po ndodhin disa zhvillime pozitive, presidenti Obama dëshiron t'i privatizojë sërish bankat e suksesshme hipotekuese.

"Kemi pasur një rimëkëmbje të dukshme të tregut. Dy vjet më parë kishim arritur në pikën më të ulët në tregun e pasurive të patundshme. Tani çmimet po rriten paksa përsëri." - thotë Mike Orr, analist për pasuritë e patundshme pranë Universitetit të Arizonës.

Që të mos ketë sërish ndonjë kolaps, Obama dëshiron të ndërmarrë disa reforma. Në të ardhmen ata që do të blejnë shtëpi me kredi do të kenë më shumë siguri, për shembull me normat afatgjata interesi të garantuara për hipotekat.