1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama shpjegon strategjinë për Korenë e Veriut - Integrim ndërkombëtar në vend të izolimit

Presidenti amerikan Barack Obama përfundoi sot (19.11.) vizitën e tij tetëditore në Azi dhe fluturoi sërish për në Uashington. Para kthimit ai u takua në Seul me presidentin e Koresë së Jugut Lee Myang Bak.

Programi bërthamor dhe provat raketore të Penjanit përbëjnë një kërcënim të përgjithshëm.

Programi bërthamor dhe provat raketore të Penjanit përbëjnë një kërcënim të përgjithshëm.

Presidenti Barack Obama, e pati përshendetur në gjuhën koreane Presidentin Lee Myung Bak, në takimin e parë me të në Uashington. Kjo e pati argëtuar shumë Presidentin e Koresë së Jugut.

Një atmosferë e çtendosur ishte programuar në Seul në bisedimet e Obamës me Presidentin Lee, të njohur si mik i amerikanëve. Kryeqyteti i Koresë së Jugut ishte stacioni i fundit i vizitës së Presidentit Obama në Azi. Atmosfera ishte e çtendosur edhe pse tema qendrore e bisedimeve në Seul ishte gjithçka tjetër përveçse jo e komplikuar. Provokimet bërthamore të Koresë së Veriut e shqetësojnë njëjtë si Uashingonin ashtu dhe Seulin.

Obama dhe Presidenti koreanojugor, Lee.

Një atmosferë e çtendosur ishte programuar në Seul në bisedimet e Obamës me Presidentin Lee.

Temë e komplikuar

Programi bërthamor dhe provat raketore të Penjanit, sipas pikëmpamjeve të Presidentit amerikan përbëjnë një kërcënim të përgjithshëm. Obama nuk e ka harruar ende testin e fundit të Koresë së Veriut me raketa balistike. Bile Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtuan para gjysëm viti pajisjet e tyre në sistemin e mbrojtjes raketore në Havai, për shkak se nuk përjashtonin mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejt të Kim Jon Il-it ndaj territorit amerikan. Dhe anijet luftarake të Koresë së Veriut demonstruan para ca kohësh vendosmërinë e Penjanit gjatë një përleshje të shkurtër detare me Korenë e Jugut.

Amerika nuk do të frikësohet nga kërcënimet e Koresë së Veriut, theksoi Obama në fillim të vizitës së tij tetëditore në Azi. Ndërkaq në stacionin e fundit të kësaj vizite në Seul ai sqaroi strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Korenë e Veriut.

Obama dëshiron të hapë një rrugë të re në drejtim në Penjanit

Rrugën e negociatave të drejtpërdrejta në mes të Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë qëllim Obama do të nisë të dërguarin e tij të posaçëm Stefan Bosworth për në Penjan. Ai do të bisedojë atje me regjimin e Kim Jong Il-it për mundësitë e Koresë së Veriut në të ardhmen. Integrim ndërkombëtar në vend të izolimit, është parrulla e Presidentit amerikan.

Pritja e Obamës në Seul.

Pritja e Obamës në Seul.

Qysh në verë Obama i dha dritën jeshile ish-presidentit amerikan Bill Clinton që të udhëtojë për në Penjan dhe të flas me Kim Jon Il-in. Për lirimin e dy gazetareve amerikane dhe për negociatat e drejtpërdrejta në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut. Pas një kohe të shkurtër disa diplomatë koreanoveriore udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shqyrtuar mundësitë e fillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Penjanit.

Këto bisedime me Korenë e Veriut mund të kenë vetëm një qëllim, është porosia e Obamës në adresë të Koresë së Jugut. Në të vërtetë asgjësimin e të gjitha armëve bërthamore të Penjanit.

Autor : Ralph Sina / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 19.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KbMS
  • Data 19.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KbMS