1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama: SHBA paguan një çmim të lartë për të ardhmen e Irakut

1 Shtator 2010

Presidenti i SHBA-së deklaroi zyrtarisht përfundimin e luftës në Irak. Gjithësesi SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Irakun në luftën kundër terrorizmit dhe ruajtjen e stabilitetit të shtetit

https://p.dw.com/p/P1Zq
Presidenti Obama i drejtohet kombit
Presidenti Obama i drejtohet kombitFotografi: AP
Garda irakiane e nderit
Garda irakiane e nderitFotografi: AP

Në rrugët e Bagdadit dhe të qyteve të tjera të Irakut patrullojnë tani ushtarë irakianë. Irakianët janë tani vetë përgjegjës për sigurinë në vendin e tyre. Në një fjalim drejtuar kombit presidenti amerikan Obama deklaroi se misioni ushtarak në Irak përfundoi:

"Misioni luftarak në Irak përfundoi. Operacioni për paqen në Irak mori fund dhe irakianët tani e kanë vetë përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre" - deklaroi Obama në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

SHBA paguan një çmim të lartë për të ardhmen e Irakut

Bilanci: 4400 ushtarë amerikanë të vrarë, rreth 32.000 të plagosur dhe më tepër se një miliardë dollarë shpenzime.

Një ushtar amerikan i vrarë në Irak varroset në Arlington (29 prill 2004)
Një ushtar amerikan i vrarë në Irak varroset në Arlington (29 prill 2004)Fotografi: AP

"SHBA paguan një çmim të lartë për t'ia dhënë në duart e veta popullit irakian të ardhmen e Irakut. Ne dërguam atje djemtë dhe vajzat tona, që bënë sakrifica të mëdha dhe kemi shpenzuar atje shuma gjigande ndërkohë që në vend buxheti është i ulët."

Sipas presidentit Obama detyra më e rëndësishme tani është rimëkëmbja e ekonomisë amerikane. Kostot e jashtëzakonshme të luftës kanë bërë që investimet në SHBA të lihen pas dore dhe borxhet të ngrihen në një nivel tepër të lartë, tha presidenti amerikan.

SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Irakun në luftën kundër terrorizmit

Një ushtar amerikan i zgjat dorën një vajzë irakiane
Një ushtar amerikan i zgjat dorën një vajzë irakianeFotografi: AP

Tërheqja e trupave nga Iraku krijon kapacitete të reja për sfidat kundër terrorit në Afganistan, theksoi Obama. Gjithësesi SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Irakun në luftën kundër terrorizmit dhe ruajtjen e stabilitetit të shtetit. Kështu në Irak do të vazhdojnë të qëndrojnë rreth 50.000 ushtarë amerikanë që do të merren me shkollimin dhe trainimn e kolegëve të tyre irakianë. Sipas planit ata pritet të largohen nga Iraku vitin e ardhshëm.

Autor: Michaela Hunger / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti