1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama rizgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkuara

Pas një fushate që ka zgjatur më shumë se një vit, populli amerikan vendosi të rizgjedhë Barack Obamën si president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Por Dhoma e Përfaqësuesve do të kontrollohet nga republikanët.

Barack Obama -President edhe për katër vjet i SHBA-ve

Barack Obama -President edhe për katër vjet i SHBA-ve

Amerikanët kanë zgjedhur Barack Obamën  si president të SHBA-ve edhe për katër vjet të tjera. Në  garën e  numërimit të votave presidenti demokrat aktual në detyrë, sipas rezultateve paraprake, i ka fituar këto zgjedhje, veçanërisht në ato shtete që quhen "të papërcaktuara". Në këto shtete ku spektri politik nuk është i përcaktuar në mënyrë të qartë Obama mundi të fitojë. Obama fitoi 290 vota elektorale, ndërsa Romney 203 vota. Përsa i përket votave popullore kandidati republikan për president, Romney mori 51% të votave ndaj 48% të Obamës.

Ithtarët demokratë festojnë fitoren e Obamës

Ithtarët demokratë festojnë fitoren e Obamës


Florida ishte shteti që i mbajti deri në fund qytetarët në tension. Rivali sfidant republikan Mitt Romney nuk arriti ndonjë suprizë. Obama arriti sipas rezultateve paraprake të sigurojë fitoren në mbi 20 shtete si:  në Kaliforni, në Uashington,  në Ajova, në Pensilvani, në Minesota, në Uiskonsin etjer. Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana, por edhe në disa shtete të tjera.

Obama  falenderoi përmes rrjetit social online, Twiter të gjithë ithtarët e tij për zgjedhjet e fituara."Kjo ndodhi falë jush, ju falenderoj", shkruante ai.

Mitt Romney - rivali republikan i Obamës në zgjedhjet presidenciale

Mitt Romney - rivali republikan i Obamës në zgjedhjet presidenciale

Ndërkohë që situata në Dhomën e Përfaqësuesve mbetet e pandryshuar. Republikanët sipas parashikimeve  do të kenë  shumicën e vendeve. Në senat demokratët mund të rrisin fuqinë e vetos së tyre dhe  me këtë llogaritet mbështetja e senatorëve të rinj të pavarur. Ndërkohë në Çikago kanë nisur festimet në Qendrën  e Kongreseve për fitoren e Obamës. Festime ka edhe në Nju Jork dhe në disa shtete të tjera.