1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama : "Punë dhe rritje e ekonomisë së SHBA-së"

Presidenti Barack Obama zhvilloi konferencën e parë për shtyp pas rizgjedhjes së tij. Si çështje kryesore, ai trajtoi hapjen e vendeve të reja të punës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara .

Presidenti Obama gjatë konferencës për shtyp

Presidenti Obama gjatë konferencës për shtyp

Barack Obama do të ketë në qendër të mandatit të tij të dytë si president rritjen ekonomike të SHBA-së dhe luftimin e borxhit shtetëror. Prioritetet kryesore do të jenë "punësimi dhe zhvillimi ekomik", tha Obama në konferencën e tij të parë pas rizgjedhjes së tij. Lidhur me mosmarrëveshjet me republikanët për buxhetin ai theksoi gatishmërinë e tij për bisedime, por kërkoi edhe më tej tatime të larta për të pasurit.

“Ne nuk duhet ta mbajmë peng klasën e mesme ndërsa debatojmë për uljen e taksave për të pasurit. Duhet të paktën të bëjmë atë për të cilën biem dakord dhe kjo është mbajtja e taksave për klasën e mesme, të ulëta”.

Përveç kompromisit për buxhetin deri në fund të vitit, ai gjithashtu aspiron për një marrëveshje afatgjatë, "një marrëveshje të madhe" me republikanët në Kongres për një rimëkëmbje të buxhetit të shtetit, tha Obama.

Barack Obama para gazetarëve

Barack Obama para gazetarëve

Koalicioni i ri opozitar të angazhohet për një Siri demokratike

Aferës seksuale të ish shefit të CIA-s, David Petraeus, në të cilën tani është përfshirë edhe Komandanti Suprem i forcave në Afganistan, John Allen, Obama i dha pak hapësirë. Ndërsa për situatën në Siri dhe zhvillimet e fundit atje Obama u ndal në formimin e grupit të ri opozitar dhe perspektivën e tij.

"Ne nuk jemi të gatshëm të njohim njëfarë qeverie në mërgim, por ne mendojnë se ai është një grup përfaqësues me bazë të gjerë. Një nga çështjet që ne do të vazhdojmë të theksojmë është angazhimi i opozitës për një Siri demokratike, një Siri gjithëpërfshirëse, për një Siri të moderuar”.