1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama premton fillim të ri

Presidenti amerikan Barack Obama dëshiron të fillojë një kapitull të ri në marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Amerikës Latine.

Obama dhe Chavez në Drinidad

Në hapje të konferencës u zhvillua edhe takimi i parë midis Obamës dhe presidentit të Venezuelës Hugo Chavez, i njohur si kritik i ashpër i SHBA-së.

Në fillim të samitit të 5-të të vendeve amerikane, OAS, në Port of Spain, kryeqytetin e Trinidad dhe Tobagos, Obama tha para më shumë se 30 kryetarëve dhe kryeministrave, se ai përpiqet të vendosë partneritet në bazë të bashkëpunimit. Kanë kaluar kohërat kur SHBA-ja besonte se mund t`i diktonte të tjerët. Edhe me Kubën SHBA-ja kërkon të fillojë raporte të reja. Edhe presidenti Raul Kastro u shpreh i gatshëm për një fillim të ri në raport me Uashingtonin.

Nga salla e Konferencës

Në samitin e 5-të të vendeve amerikane, OAS, në Port of Spain, kryeqytetin e Trinidad dhe Tobagos, marrin pjesë 30 kryetarë dhe kryeministra të vendeve amerikano-latione.

Në hapje të konferencës u zhvillua edhe takimi i parë midis Obamës dhe presidentit të Venezuelës Hugo Chavez, i njohur si kritik i ashpër i SHBA-së. Chavez tha në këtë takim se shpreson përmirësimin e marrëdhënieve. Kuba komuniste është vendi i vetëm i kontinentit që nuk merr pjesë në takimin e nivelit të lartë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera vitin e kaluar edhe me Venezuelën. Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, paralajmëroi se do të dërgojë si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-ministrin e jashtëm Roy Çaderton dhe do të normalizojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Edhe presidenti amerikan Barack Obama, u shpreh se dëshiron të fillojë një kapitull të ri në marrdhëniet me vendet e kontinetit amerikan.

Nga salla e Konferencës

Në samitin e 5-të të vendeve amerikane, OAS, në Port of Spain, Obama tha se kanë kaluar kohërat kur SHBA-ja besonte se mund t`i diktonte të tjerët

Në fjalimin e mbajtur në samit Obama, premtoi partneritet të barabartë me këto vende. " Unë ju premtoj se ne do të angazhohemi për një partneritet të barabartë. Nuk do të ketë partnerë kryesorë dhe dytësorë në marrëdhëniet tona. Ky është thjesht një angazhim që bazohet në respektin reciprok, interesat dhe vlerat e përbashkëta. Unë jam këtu, që të hapim një kapitull të ri angazhimi, të cilin do ta mbajmë në fuqi gjatë tërë kohës së administratës sime," tha Obama. (ea/aca/dw)

  • Data 19.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZwb
  • Data 19.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZwb