1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama: Përgjim vetëm me urdhër të gjykatës

Obama premtoi të premten mbrojtje edhe më të madhe të sferës private të shtetasve të huaj dhe dhënien fund të përgjimit të drejtuesve të shteteve aleate.

Presidenti amerikan Barak Obama udhëroi kufizimin e shfytëzimit të programeve të spiunazhit të shërbimit sekret NSA. Në një fjalim në Ministrinë e Drejtësisë në Uashington, Obama premtoi të premten mbrojtje edhe më të madhe të sferës private të shtetasve të huaj dhe dhënien fund të përgjimit të drejtuesve të shteteve aleate. Megjithatë Presidenti bëri të qartë se shërbimet sekrete amerikane do të vazhdojë të mbledhin të dhëna dhe të përgjojnë lidhjet telefonike.

Vetëm me urdhër të gjykatës

Presidenti amerikan Barak Obama tha në fjalim se do të lejojë përdorimin e të dhënave nga bisedat telefonike të përgjuara nga NSA-ja vetëm me urdhër të gjykatës. Kjo masë pritet të zbatohet menjëherë.

Përveç kësaj është planifikuar që në të ardhmen të mos ruhen më gjatë në bankta e të dhënave të qeverisë shumica e të ashtuquajturave të dhëna meta. Sipas njoftimit të fundit të gazetës britanike "Guardian" NSA ka përdorur edhe një program tjetër spiun "Dishfire", me anë të të cilit NSA ka mbledhur për ditë rreth 200 milionë SMS në të gjithë botën. Ndër to bëjnë pjesë edhe informacione për transaksione financiare, kontakte apo plane udhëtimi. Të prekur prej përgjimit nuk janë vetëm njerëz për të cilët dyshohet se kryejnë vepra të paligjshme. Sipas gazetës britanike "Guardian" gjatë një prezantimi të NSA-së në vitin 2011 banka e të dhënave të përgjimeve është quajtur një minierë thesari. NSA deklaroi se lajmet për mbledhjen arbitrare të të dhënave janë të gabuara.

Zemëri i madh në SHBA

Ruajtja e fshehtë për një kohë të gjatë e të dhënave meta - për shembull, kush ka telefonuar me kë për sa kohë - ka shkaktuar zemërim të madh në SHBA. Ato ruhen nga NSA-ja për pesë vjet. Pas publikimit të lajmeve të tilla nga ana e ish-punonjësit të NSA-së Edward Snowdon, Obama kishte deklaruar programi ruante ekuilibrin e duhur ndërmjet marrjes së informacionit dhe mbrojtjes së sferës private. Megjithatë, kur u bë e njohur se SHBA ka përgjuar edhe telefonin e kancelares gjermane Angela Merkel, Obama kërkoi kufizime shtesë për programin.

Jo marrëveshje mosspiunimi

E zemëruar prej përgjimeve Gjermania kërkoi që të nënshkruajnë me SHBA një marrëveshje mosspiunimi. Por qeveria amerikane nuk është e gatshme për një marrëveshje të tillë. Megjithatë qeveria gjermane tha të premten se mosmarrëveshja nuk do të ketë efekt në bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë, sepse marrëveshja e propozuar është me rëndësi të madhe si për Evropën dhe për Shtetet e Bashkuara dhe mund të rrisë mirëqënien në të dyja anët e Atlantikut. Si politikanë të partive të koalicionit qeveritar edhe të opozitës kanë bërë thirrje për pasoja, madje dhe për sanksione ekonomike, në rast se bisedimet dështojnë.