1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes në Irak

Presidenti amerikan Barack Obama ka siguruar mbështetje për mbrojtjen e personave të rrezikuar nga sulmet e islamistëve në Irak. Thuhet se ai është duke shqyrtuar të gjitha opsionet.

"Nuk e përjashtoj", u përgjigj presidenti amerikan në kërkesat për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Irak. Iraku ka nevojë për më shumë ndihmë nga ne dhe nga bashkësia ndërkombëtare, tha ai duke shtuar se xhihadistët nuk duhet të pushtojnë Irakun apo Sirinë. Obama është takuar me ekipin e tij për siguri kombëtare.

SHBA-ja e mbështet Irakun me armë dhe infromacione të shërbimeve sekrete. Sipas të dhënave të Pentagonit në Irak janë shitur edhe helikopterë Apache, avionë F-16 dhe raketa. Kongresi amerikan po këshillohet për ndihma të tjera në vlerë prej një miliardë euro - automjete të blinduara dhe avionë të tipit AT-6C Texan II. Ushtria amerikane është duke stërvitur njësitë ushtarake irakiane.

Edhe avionë pa pilotë në Irak?

Sipas të dhënave të qeverisë në Uashington, SHBA-ja momentalisht po e shqyrton kërkesën e Irakut për dërgimin në këtë vend të avionëve pa pilotë kundër luftëtarëve islamikë. Kërkesat e tilla të Irakut në të kaluarën janë refuzuar.

Shumë republikanë të lartë në Kongres e kanë kritikuar Obamën se është befasuar me shkallëzimin e gjendjes në Irak. "Merrni një ekip tjetër për sigurinë kombëtare. Ju jeni të këshilluare keq", tha senatori John McCain. Bëhet fjalë për "një dështim kolosal" i politikës së sigurisë. Senatori republikan kërkon "masa drastike" për ndalimin e xhihadistëve. Ndërsa homologu i tij Lindsey Graham tha: "Besoj se shpresa e vetme janë sulmet ajrore amerikane për të ndryshuar raportin e forcave në fushëbetejë në Irak."

Si pasojë e ndërhyrjes së grupeve ekstremiste të "Shtetit Islamik në Irak dhe Siri" (ISIS), qindra qytetarë amerikanë janë larguar nga veriu i Bagdadit dhe janë dërguar në vende më të sigurta. Bashkëpunëtorët e sipërmarrjeve amerikane janë dërgaur në vende më të sigurta. Ndërsa ambasada dhe konsulatet amerikane në Bagdad janë duke punuar si më parë.

Teherani nuk rri duarkryq

Offensive der ISIS Kämpfer 12.06.2014

Luftëtarë të ISIS në Irak

Në një raport të gazetës "Wall Street Journal" thuhet se Irani ka dërguar njësi të armatosura në Irak për të luftuar kundër ISIS. Të paktën tri batalione të Al-Quds-Brigadave, njësisë elite në Irak, janë dërguar për mbështetje, njofton gazeta.

Luftëtarët e ISIS ishin nisur edhe në drejtim të Bagdadit. Gjatë një ofessive të shpjetë të martën ata e kanë pushtuar Mosulin dhe të gjithë rajonin Ninive. Më pas edhe pjesë të provincës Kirkuk dhe Tikrit.

Të enjten ata kanë mbërritur deri 60 kilometra afër Bagdadit. Rreth 50 luftëtarë janë vrarë gjatë përleshjeve me ushtrinë irakiane. Thuhet se ISIS është tërhequr. Trupat irakiane e kanë krijuar në Bakuba, në kryeqytetin e provincës Dijalas, një front të përbashkët. Luftëtarët e ISIS janë tërhequr edhe nga Kirkuku, pas humbjeve të pësuara. Mediat kurde njoftojnë se ky qytet i pasur me naftë është në duart e forcave të pavarura kurde Peschmerga.

Në lindje të Irakut ka nisur kundërofensiva e trupave kurde kundër xhihadistëve. Portali Sumaria News njofton se atje është vendosur regjimenti Peschmerga që përfshin pjesën më të madhe të qytetit Dschalula. TV Al-Arabija ka njoftuar më parë se luftëtarët e ISIS ishin futur në Dschalula dhe në Saadija. Në këto zona krahas arabëve jetojnë shumë kurdë dhe turmenë.

Një milion të ikur

Organizata "Mjekë pa kufij" njofton se si pasojë e dhunës së fundit kanë ik rreth një milionë irakianë. Shumë prej tyre kanë ikur në zonat më të sigurta. Nga Mosuli kanë ikur brenda pak orësh rreth 500.000 njerëz. Ministria e Jashtme gjermane i ka ashpërsuar masat për udhëtime në këto zona. Ndërsa gjermanëve u ka bërë thirrje që menjëherë të largohen nga provincat Ninive, Anbar dhe Salaheddin. Largimi emergjent sugjerohet edhe nga një pjesë e madhe e Bagdadit, sepse atje kërcënon rreziku i sulmeve terroriste.