1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Obama: "Në zemrën time gjithmonë do të ketë një vend të ngrohtë për Gjermaninë"

Presidenti amerikan Barack Obama priti për herë të parë Kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. Temat kryesore të bisedimeve ishin ruajtja e klimës dhe gjendja në Iran.

default

Klima e mirë mes Obamës dhe Angela Merkel

Vizita e Kancelares Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë kaloi sipas planit, por munguan konferenca për shtyp dhe shetitjet në kopështin idilik me lule të bukura, sepse meteorolotët kishin paralajmëruar një kohë të keqe. Ndryshe klima në raportet mes tyre ishte shumë e mirë. Të paktën kështu u prezantuan Merkel dhe Obama para kamerave televizive. Në disa pjesë ata folën madje me fjalë plotësisht të njëjta për dhunën ndaj demonstruesve në Irak, nevojën e zgjidhjes së konfliktit në Lindjen e Afërme dhe krizën financiare.

Klima e mirë

Më së shumti lavdërata u shkëmbyen sa i përket ruajtjes së klimës. Merkel përshëndeti ligjin më të ri amerikan për klimën.

"Është ky një hap shumë i madh drejt një programi shumë ambicioz të SHBA-së. Ai ka një rëndësi e cila kurrsesi nuk mund të nënvlerësohet", theksoi Merkel.

SHBA-ja do t'i zvoglojë më pak gazërat serë se Evropa, por qeveria gjermane është e mendimit se Obama nuk ka mundur të arrijë më shumë në Kongres. Presideti Obama ishte i vendosur: "Ligji i tanishëm është një përparim shumë i madh, por ka mbetur edhe shumë për t'u bërë."

Nuk u prekën çështjet kontestuese

Merkel in Washington

Ka dhe çështje kontestuese

Merkel dhe Obama nuk i prekën temat e mundshme kontestuese. Në pyetjen në se kanë biseduar për Guantanamon dhe në se Gjermania do të pranojë ndonjë prej të burgosurve atje, Obama u përgjigj në mënyrë shumë të përgjithshme. Ai tha se e respekton mendimin e Kancelares, e cila do të kujdeset për sigurinë në vendin e saj. Premtime për pranimin e të burgosurve nuk janë dhënë, por Kancelarja Merkel theksoi: "Gjermania nuk do t'i ikë përgjegjësisë, por do të punojë në mënyrë konstruktive, për të arritur rezultatet e duhura. Jam e sigurt.“

Vëmendjen e kanë zgjuar edhe thashethëmet se Merkel dhe Obama nuk kanë ndonjë raport tepër të mirë përsonal. Në pyetjen se ku qëndron Gjermania në hartën e tij emocionale, Obama u përgjigj: "Në zemrën time gjithmonë do të ketë një vend të ngrohtë për Gjermaninë - për shkak të reagimeve të popullit gjerman dhe për faktin se Kanclerja Merkel është shumë e dashur. Ajo është e mençur, pragmatike dhe unë i besoj asaj."

Autor: Sabine Müller/Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

  • Data 27.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IcD8
  • Data 27.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IcD8