1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama në Bagdad: Irakianët duhet ta marrin vetë përgjegjësinë

Në një bazë ushtarake në Irak Obama tha se 18 muajt e ardhshëm mund të kthehen në muaj kritikë. Sipas tij gjatë këtyre muajve do të shihet, nëse është arritur stabilizimi i vendit.

default

Presidenti Obama dhe gjenerali Ray Odierno, kryekomandanti i trupave amerikane në Irak

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad presidenti i SHBA-së Barack Obama theksoi rëndësinë e misionit të trupave amerikane në Irak. Në një bazë ushtarake Obama tha se 18 muajt e ardhshëm mund të kthehen në muaj kritikë. Sipas tij gjatë këtyre muajve do të shihet, nëse është arritur stabilizimi i vendit. Duke pasur parasysh tërheqjen e planifikuar të trupave, presidenti tha se ka ardhur koha, që irakianët të marrin vetë përgjegjësinë për sigurinë e tyre. Deri në gusht 2010 Shtetet e Bashkuara duan t'i tërheqin të gjitha njësitë luftarake nga shteti i Gjirit Persik. Obama vinte nga Turqia, stacioni i fundit i udhëtimit të tij tetëditësh në Evropë.

US Truppen in Irak Soldat spricht mit irakischen Schülern

Një ushtar amerikan dhe fëmijë të një shkolle në Irak

Vizita në Bagdad ka karakter demonstrativ. Me këtë Obama përmbush një premtim zgjedhor qendror, për t'i dhënë fund luftës në Irak, për të tërhequr trupat në atdhe dhe për ta mbyllur kapitullin e kobshëm të historisë amerikane, të nisur gjashtë vjet më parë prej paraardhësit të tij Xhorxh Bush. Është vizita e parë e Obamës si president në Irak. Ky devijim i tij nga itinerari nuk vjen vërtet papritur. Qëkurse i dha fund vizitës së vet në Turqi, mund të pritej që nuk do ta linte pa shfrytëzuar rastin për të vazhduar drejt BagdaditSi zakonisht as Obama nuk e bëri të ditur zyrtarisht planin e vet - për arsye sigurie. Në plan të parë të qëndrimit të shkurtër ishin ushtarët amerikanë. Në Irak janë të stacionuar aktualisht 140.000. Obama ka paralajmëruar, se deri në gusht të vitit që vjen do ta kthejë në atdhe pjesën më të madhe të njësive luftarake. Brenda tre muajsh ato nuk do të jenë më në qytetet e mëdha të Irakut. Duke filluar nga kjo kohë sigurinë e vendit do ta garantojnë ushtarët irakianë.

Por kjo lëvizje shoqërohet njëkohësisht nga një ndryshim strategjik në politikën e jashtme amerikane, ajo e shtimit të trupave në Afganistan. Në një deklaratë të shkurtër mbi gjendjen në Irak Obama tha se shpreson, që grupimet e ndryshme në vend mund të gjenin zgjidhje të pranueshme për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin.

Irak Gefechte in Basra

Përleshje në Basra

Pas një faze dhune në rënie vizita e presidentit amerikan u shoqërua nga një seri e re atentatesh. Pardje humbën jetën në shtatë atentate të njëpasnjëshme 37 vetë, muajin e kaluar vetëm në kryeqytet ishin rreth 130. Edhe dje u vranë prej një autobombe shtatë vetë.

Përveç kësaj përbrenda forcave irakiane të sigurisë zien. Ish-luftëtarë të el Kaidës, që të financuar dhe të stërvitur nga SHBA-ja ndërruan anën, janë të zemëruar. Për angazhimin e tyre në anën e qeverisë ata do të shpërbleheshin me vende pune në ushtri, polici, apo ministri. Por tani vetëm dhjetë për qind e luftëtarëve sunitë mund të llogarisin me një punësim të tillë, megjithëse 500 prej më shumë se 90.000 vetëve e paguan angazhimin me jetën. Disa prej tyre janë arrestuar ndërkohë për të kaluarën e vërtetë, ose të supozuar në organizatën el Kaida. Prandaj shumë prej këtyre njësive të quajtura "Bijtë e Irakut" rrezikojnë të rikthehen në kampin e kryengritësve, në rast se qeveria në Bagdad nuk e mban premtimin e saj. Një problem që e njeh Obama, por që gjatë vizitës së shkurtër në Bagdad as që mund ta zgjidhte.

Autor: Ulrich Leidholdt/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 08.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HSlI
  • Data 08.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HSlI