1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama kërkon në Wall Street rregulla më të rrepta për fushën e financave

16 Shtator 2009

Presidenti Obama ka bërë para bankierëve dhe ekspertëve të financave një bilanc me rastin e një vjetorit të krizës ekonomike botërore. Në Wall Street, Obama, paralajmëroi se nuk duhet të përsëriten sjelljet shkaktare.

https://p.dw.com/p/JhkY
Obama kërkon rregulla dhe mekanizma kontrolli financiar
Obama kërkon rregulla dhe mekanizma kontrolli financiarFotografi: Foto: ap

'Kriza e filluar para një viti kërkon përgjigje të reja.'

Presidenti Obama në fillim hodhi një shikim në zhvillimet e mëparshme.

"Në murin historik federal të Wall Street-it, në Nju Jork, u mbajt kongresi ku betimin e bëri Presidenti i parë i SHBA-së, George Washington. Këtu u diskutua aso kohe, se cila është rruga më e mirë për rregullimin ekonomik, me qëllim zbulimin e talenteve dhe vlerësimin e tyre."

P

residenti Barack Obama mendon se e njëjta pyetje shtrohet edhe sot 200 vjet më vonë. Kriza e filluar para një viti kërkon përgjigje të reja.

"Ne nuk do të kthehemi në ditët e çmendurisë dhe eksceseve të pakontrolluara."

Ekonomia duhet të ketë kujdes me kompensimet për manaxherët

Ekonomia duhet të ketë kujdes me pagesën e kompensimeve për manaxherët, sepse lakmia e disave prej tyre e rrezikon mirëqenien e gjithë kombit. Ata duhet ta dinë se ku është kufiri, ndërsa tregu financiar duhet të konrollohet më rreptësisht.

"Duhet të nxjerrim rregulla të qarta, me të cilat kërkohet llogari dhe transparencë më e madhe."

Krijimi i një autoriteti për kontrollin e prodhimeve financiare apo kreditë për qytetarët

Ministri i Financave të SHBA, Timothy Geithner duke ndjekur fjalimin e presidentit Obama
Ministri i Financave të SHBA, Timothy Geithner duke ndjekur fjalimin e presidentit ObamaFotografi: Foto: ap

Me këto rregulla nënkuptohet edhe krijimi i një autoriteti për kontrollin e prodhimeve financiare, si hipotekat apo kreditë për qytetarwt. Kjo për faktin se, siç thotë Obama:

"Jo vetëm vendimet e siparmarrjeve të fuqishme, kanë shkaktuar këtë krizë. Krizën e kanë shkaktuar edhe vendimet e qytetarëve të rëndomtë."

Banka Qendrore duhet të marrë përsipër mbikqyrjen e sipërmarrjeve financiare

Ata shpesh nuk e kanë ditur deri në fund se çfarë hipotekash dhe kredish po marrin. Obama mbrojti futjen e madhe të shtetit në borxh, me qëllim ruajten e industrisë financiare. Mirëpo nuk deshi të kthehet tek mentaliteti i qeverisë së mëparshme, për uljen e tatimeve, pa pasur asnjë plan konkret se si të mbulohen shpenzimet. Përgjegjësinë për këtë krizë e mban edhe Uashingtoni.

P

residenti mendon se Banka Qendrore duhet të marrë përsipër mbikqyrjen e sipërmarrjeve financiare. Ato duhet të obligohen që të kenë rezerva të mjaftueshme të gatshme për të zvogëluar rreziqet. Vetëm kështu mund të evitohet një krizë e re.

"Në qoftë se taksapaguesit duhet të ndihmojnë një institution financiar, që të mbijetojë dhe të evitojë ndonjë depresion të thellë, atëherë ai institucion duhet të jetë në gjendje ta kthejë çdo cent që e ka marrë."

Gabimet që kanë shkaktuar krizën globale financiare duhet të mënjanohen

Lidhur me takimin e ardhshëm të G-20-tës në Pitsburg, Presidenti Obama tha se gabimet që kanë shkaktuar krizën globale financiare duhet të menjanohen së bashku me shtetet tjera. Vetëm angazhimi i SHBA-së nuk mjafton.

"Për riforcimin e sistemit, me rëndësi të jashtëzakonshme është rivendosja e mirëbesimit."

Autor: Lena Bodevajn/ Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi