1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama kufizon rrogat e menaxherëve

Qeveria e re e SHBA-së po u vendos kushte strikte firmave, të cilat në të ardhmen mund të kërkojnë ndihma nga shteti. Ajo po vendos si kufi për të ardhurat e menaxherëve të tyre deri në 500.000 dollarë.

Presidenti amerikan Obama revoltohet nga rrogat pa kufi të menaxherëve

Presidenti amerikan Obama revoltohet nga rrogat pa kufi të menaxherëve

Shifra e përmendur nga Obama u ka tërhequr vëmendjen top-menaxherëve të bankave, të shoqërive të sigurimeve dhe koncerneve të automobilëve të Amerikës.

Obama: "Pesëqind mijë dollarë!"

Maksimumi 500.000 dollarë pagë vjetore lejohen të marrin në të ardhmen top-menaxherët dhe shefat e firmave të mëdha, që kërcënohen të falimentojnë dhe që nuk mund të mbijetojnë pa ndihmat e shtetit. Nga perspektiva e qeverisë së SHBA-së firma të tilla janë General Motors, gjigandi i sigurimeve AIG, apo banka si Bank of Amerika dhe Citigroup. Bosët e këtyre koncerneve fluturuan me avionët privatë për në Uashington për të kërkuar atje lëmosha miliardëshe nga taksat dhe duke arkëtuar njëkohësisht një pagë vjetore dhe bonuse në vlerën deri në 20 milionë dollarë. Obama e konsideron këtë si kulmin e paturpësisë së menaxherëve.

"Pikërisht kjo paturpësi dhe mungesë përgjegjësie është shkaku i krizës ekonomike në Amerikë."

Aha, reagoi me ironi pas këtij deklarimi të Obamës reporterja e Washington-Post, Ceci Conolly, në Radiostacionin Kombëtar, NPR, duke shtuar me ironi therëse: Opinionit të Amerikës do t´i bëjë mjaft përshtypje, kur në të ardhmen bosë të pasuksesshëm duhet të mjaftohen me një pagë të ulët prej gjysmë milioni dollarë.

"Nëse këtë ia tregon me seriozitet të plotë një amerikani me të ardhura mesatare, atëherë ai vetëm mund të thotë: aha!"

Por sidoqoftë Obama dhe ministri i Financave i lidhin në të ardhmen injeksionet financiare shtetërore me kushte strikte. Këtej e tutje nuk do të ketë më të ashtuquajturat "parashuta të arta". Shpërblimet milionëshe për menaxherët i përkasin së shkuarës. Ky kusht vlen për menaxherët e ndërmarrjeve që shpëtohen nga falimentimi me paratë publike. Nëse një menaxher merr të ashtuquajturat aksione të preferuara të ndërmarrjes së subvencionuar nga shteti, atëherë ai nuk lejohet që këto aksione t´i shndërrojë menjëherë në para, por duhet të presë - sipas Obamës - : "Derisa firma të ketë shlyer kredinë nga paratë e taksave duke përfshirë këtu edhe interesin e borxhit."

Në këtë mënyrë disponojnë presidenti dhe ministri i Financave. Melanie Sloan, Drejtore e Institutit të Uashingtonit për Përgjegjsitë dhe Etikën, vë në dukje duke folur për radion NPR, se masat e Obamës nuk janë korrekte, jo vetëm kundrejt taksapaguesve, por "çdo ndërmarrje, që refuzon kufizimin e pagave të menaxherëve ka mundësinë që të mos i pranojë ndihmat e shtetit."

Por se çfarë mund të ndodhë konkretisht, nëse p.sh. bosi i koncernit General Motors në të ardhmen nuk pranon të heqë dorë prej pagës së tij 14 milionë dollarëshe, këtë Obama e lë të hapur. Gjatë kësaj jave, preokupimi kryesor i Obamës është nëse paketa miliardëshe për koniunkturën do të bllokohet prej republikanëve në senat. "Nëse tani nuk veprohet shpejt, atëherë kriza serioze mund të shndërrohet në një katastrofë", kësaj i trembet presidenti.

  • Data 05.02.2009
  • Autor Ralf Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gnhq
  • Data 05.02.2009
  • Autor Ralf Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gnhq