1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama: 'Ju më keni bërë një President më të mirë'

Pa shpalljes së rezultateve paraprake Presidenti fitues i zgjedhjeve Barack Obama mbajti një fjalim frymëzues para gjithë mbështetësve të tij, por edhe ndaj gjithë qytetarëve, që e ndiqnin nga ekranet televizive.

Presidenti Barack Obama rizgjidhet edhe për një mandat të dytë

Presidenti Barack Obama rizgjidhet edhe për një mandat të dytë

Pas shpalljes së rezultateve paraprake Presidenti Barack Obama falenderoi të gjithë simpatizantët për fitoren e tij duke premtuar se: "Do të përfundoj atë, që kam nisur. Për SHBA-në më e mira do të vijë. Zgjedhjet përfunduan, tani nis qeverisja. Qeverisja ka për t'ia dalë mbanë vetëm, kur të dyja palët janë së bashku dhe mbi të gjitha, kur qytetarët marrin pjesë. Ju më keni bërë mua një president më të mirë", theksoi ai.

Së bashku me gruan e tij dhe dy vajzat Obama iu drejtua më tej ithtarëve të tij më këto fjalë: "Demokracia në një komb pej 300 milionësh mund të jetë e komplikuar, ne kemi opinionin tonë, kemi besimet tona. Vula e lirisë sonë, janë argumenti ynë", tha Obama. Po ashtu Presidenti kujtoi se çdo njeri në këtë komb ka të drejtë për një jetë më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar, më të sigurtë dhe më të fortë ekonomikisht.

Obama duke mbajtur fjalimin para simpatizantëve të tij

Obama duke mbajtur fjalimin para simpatizantëve të tij

"Ne duam të jetojmë në një komb të respektuar, të sigurtë, që mbrohet nga trupat më të mira, që kjo botë ka njohur ndonjëherë, por gjithashtu në një vend, që ecën përpara me besim për të përvetësuar paqen. Ne besojmë në një Amerikë bujare, në një Amerikë tolerante, të hapur për ëndrrat e fëmijëve të emigrantëve, që duan të studiojnë në shkollat tona dhe të marrin këtu një edukim, për një vend më të mirë për të rinjtë dhe për të varfërit", tha Obama.

Presidenti theksoi se demokratët kanë shpresa të mëdha për të ardhmen për të krijuar konsensus, për të arritur kompromise, për ta çuar vendin përpara: "Ju më keni bërë një president më të mirë. Unë kthehem në Shtëpinë e Bardhë i sigurt për rrugën. që duhet bërë dhe të ardhmen që na pret", tha Obama. Presidenti premtoi se do të punojë me partitë për të arritur progres në këtë vend, për të patur më shumë vende pune, për të përmirësuar jetën.

Ithtarët e Obamës të entusiazmuar për fitoren e kaniddatit të tyre

Ithtarët e Obamës të entusiazmuar për fitoren e kaniddatit të tyre


Por Obama iu kujtoi qytetarëve amerikane se puna e tyre nuk ka mbaruar vetëm duke hedhur votën në këto zgjedhje presidenciale. "Roli i qytetarëve nuk përfundon me dhënien e votës. Të gjithë duhet të punojmë për këtë vend. Ky komb ka më shumë pasuri se çdo vend tjetër, kemi ushtrinë më të fortë, kemi shkollat më të mira, por nuk na bëjnë këto gjëra të jemi më të mirë se të tjerët. Ne duhet që të të pranojmë përgjegjësi të përbashkëta për të ardhmen dhe për brezat që do të vijnë", tha Obama.