1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama i premton mbështetje Birmanisë

Procesi i reformave demokratike dhe ekonomike në Birmani mund të çojë në "shanset e një zhvillimi të pabesueshëm", tha Obama pas takimit me politikanët në vend.

Obama dhe nobelistja e paqes, Aung

Obama dhe nobelistja e paqes, Aung

Presidenti amerikan Barack Obama gjatë një vizite në Birmani i ka premtuar qeverisë mbështetje të mëtejshme. Kusht është që vendi të qëndrojë në kursin e reformave, tha Obama pas nëj takimi me udhëheqësen opozitare Aung San Suu Kyi në Rangun. "Fuqia e fillimit të ri" - kështu i vlerësoi Obama përpjekjet e qeverisë birmaneze për reforma. Qëllimi është që demokratizimit t'i jepet më shumë hov, theksoi ai. Më parë ai u takua me presidentin Thein Sein. Procesi i reformave demokratike dhe ekonomike në Birmani mund të çojë në "shanset e një zhvillimi të pabesueshëm", tha Obama.

Përpjekjet e lirive të mëdha për popullsinë tashmë kanë nisur. Kjo është vizita e parë e një presidenti amerikan në detyrë në vendin aziatikojuglindor. Birmania është stacioni pas qëndrimit në kryeqytetin tajlandez, Bankok të udhëtimit të tij katërditor në Azi. Ai më pas do të qëndrojë në Kamboxhia, ku do të takohet në samitin e ASEAN-it me krerët e qeverive dhe shteteve të Azisë juglindore. Ata kanë miratuar pas një zvarritjeje të gjatë deklaratën për të drejtat e njeriut, por teksti i kësaj deklarate është i diskutueshëm për shkak se lejon përsëri kufizime në të drejtat e njeriut.

  • Data 19.11.2012
  • Autor AG/Kelmendi
  • Fjalët kyç obama, birmania
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16lTL
  • Data 19.11.2012
  • Autor AG/Kelmendi
  • Fjalët kyç obama, birmania
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16lTL