1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama i bën thirrje Izraelit për kompromis lidhur me procesin e paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka rritur trysninë ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për kompromise lidhur me procesin e paqes në Lindjen e Afërt.

Duke pasur parasysh afatin për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve në fund të prillit, presidenti Obama tha se Izraeli duhet tani të marrë vendime të vështirë. Nga ana e tij kryeministri izraelit, i cili zhvilloi një takim ditën e hënë (03.03) me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington tha se palestinezët nuk kanë bërë mjaft aq sa për të ulur tensionet mes tyre. “Ende është e mundshme të krijohen dy shtete, ai hebre i Izraelit dhe ai i palestinezëve, me njerëzit që jetojnë krah për krah në paqe dhe të sigurtë”, tha Obama në konferencën për shtyp bashkë me Netanjahun. “Por, kjo është e vështirë. Duhen arritur kompromise nga të gjitha palët”.


Ai theksoi se afati për përmbylljen e bisedimeve po afrohet gjithnjë e më shumë, ndaj për këtë duhen marrë disa vendime të vështira.
“Kryeministri izraelit duhet ti marrë këto vendime, bazuar mbi angazhimin e tij absolut për sigurinë e Izraelit dhe pranimin më në fund se siguria e këtij shteti do të fuqizohet nga paqja me vendet fqinje”. Nga ana e tij Netanjahu theksoi lirimin e të burgosurve palestinezë nga Izraelit, tërheqjen e tyre nga Gaza, si dhe hapa të tjerë të ndërmarra për uljen e tensioneve. “Izraeli është duke e bërë pjesën e vet, por kam frikë se palestinezët nuk po veprojnë sa duhet”, tha ai. A kërkoi nga palestinezët të njohin Izraelin si një shtet hebre. “Rruga më e mirë për të garantuar paqen, është të jemi të fortë, kjo është ajo që më kërkohet nga populli i Izraelit: t'u bëj ballë kritikave, të qëndroj fort ndaj presioneve”.

Javën e kaluar palestinezët kishin refuzuar zgjatjen e bisedimeve për paqe, të propozuar nga qeveria aktuale izraelite. Shtëpia e Bardhë shpreson në një marrëveshje paqeje, të paktën brenda 29 prillit, megjithëse nuk ka shenja të një progresi të bisedimeve të rinisura në korrikun e vitit të kaluar pas tre vjet ndërprerje. Vetë presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të takohet po ashtu me Obama-n gjatë këtij muaji.