1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama fiton Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti amerikan Barack Obama shpallet nobelist i paqes për vitin 2009. Obama nderohet për përpjekjet e tij për forcimin e diplomacisë dhe angazhimin për një botë pa armë atomike.

Presidenti Barack Obama

Presidenti Barack Obama

"B arack Obama nderohet me Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve" - kështu u shpreh në Oslo kryetari i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, Thorbjërn Jagland. Në mënyrë të veçantë nderohet angazhimi i Obamës për një botë pa armë atomike.

Obama në Pragë duke folur për një botë pa armë bërthamore

Obama në Pragë duke folur pë një botë pa armë bëthamore

Si president Obama ka krijuar një atmosferë të re në politikën ndërkombëtare - thuhet në argumentimin e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen. Diplomacia shumëpalëshe dhe rëndësia e OKB-së dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare janë sërish në qendër të vëmendjes. Madje dialogu dhe bisedimet shihen si instrumenta të preferuara edhe për zgjidhjen e konflikteve më të vështira ndërkombëtare. Nën drejtimin e Obamës SHBA po lun një rol konstruktiv edhe në politikën për klimën - sqarohet më tej në argumentim.

" Rallëkush ka tërhequr dhe fituar aq shumë sa Obama vëmendjen e botës dhe i ka dhënë popullit të vet shpresë për një të ardhme më të mirë," - thuhet në argumentimin e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen.

" Diplomacia e tij bazohet në përfytyrimin se ata që duhet të drejtojnë botën, duhet ta bëjnë këtë mbi bazën e atyre vlerave dhe përfytyrimeve që janë të përbashkëta për shumicën e popullsisë së botës." - vazhdon argumentimi. Pikërisht këto janë edhe pozicionet për të cilat angazhohet që prej 108 vjetësh edhe Komiteti i Çmimit Nobel për Paqen.

Çmimi Nobel për Paqen dorëzohet që prej vitit 1901 në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo më datën 10 dhjetor, ditën e vdekjes së Alfred Nobel-it. Ky çmim shoqërohet me dhjetë milionë korona suedeze (rreth 972.000 euro).

Autor: Pandeli Pani

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 09.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K2t0
  • Data 09.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K2t0