1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama fitoi zgjedhjet në Karolinën Jugore

Barack Obama fitoi zgjedhjet e kandidatëve demokratë. Për Obamën ëshë kjo fitore shumë e rëndësishme, para pesë shkurtit kur votimet zhvillohen në 22 shtete federale.

Kandidati demokrat, Barak Obama

Kandidati demokrat, Barak Obama

Barack Obama u përshëndet me brohoritje frenetike pas fitores në zgjedhjet e Karolinës Jugore. Simpatizantët ishin të bindur për fitoren e kandidatit të tyre. Obama me një buzëqeshje vesh më vesh, falënderonte simpatizantët e tij, ndër të cilët gjysma ishin të zi e gjysma të bardhë. Ne kemi fituar më së shumti vota dhe më së shumti delegatë të ngjyrave të ndryshme, kohët e fundit ", theksoi ai.

Barak Obama fitoi bindshëm në Karolina me 55 përqind të votave. Ai fitoi dy herë më shumë se kundërkandidatja e tij Hilary Clinton. Një numër i madh i votave i erdhi na afroamerikanët, të cilët përbëjnë gati gjysmën e zgjedhësve në këtë shtet federal. Mirëpo edhe një e katërta e të bardhëve kanë votuar për këtë kandidat. Në fjalimin e tij 46 vjeçari theksoi disa herë se nuk do të jetë vetëm kandidat i të zinjëve, por i të gjithë amerikanëve.

"Nuk është fjala për luftimin e të varfërve kundër të pasurve, të rinjëve kundër të vjetërve apo të zinjëve kundër të bardhëve. Në këto zgjedhje kemi të bëjmë me dallimet mes të kaluarës dhe ardhmërisë", theksoi Obama.

Fjalë shumë të qarta Obama gjeti edhe për kundërkandidaten e tij Hilary Clinton, e cila ditët e kaluara me bashkëshortin Bill, fliste kundër tij. Pa i përmendur emrat e tyre, Obama tha se "duhet të mbrohemi prej atyre që thonë gjithçka vetëm për t'i fituar zgjedhjet."

Hilary Clinton më nuk ishte në Karolinë. Kishte shkuar në Neshville, për të vazhduar fushatën paraelektorale. Ajo i uroi fitoren Obamës por shtoi se është e sigurt se zgjedhjet do të vendosen me pesë shkurt. Pas kësaj dite do të dihet se cili prej kandidatëve demokratë, ka më së shumti shanca për t'u futur në garën e zgjedhjeve presidenciale.

  • Data 27.01.2008
  • Autor Anke Engelke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyKH
  • Data 27.01.2008
  • Autor Anke Engelke
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyKH