1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama fillon në Irlandë turin evropian

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, mbërriti sot të hënën për një vizitë dyditore në Irlandë. Në Dublin, Obama u takua ndër të tjera me presidenten Mary McAleese dhe kryeministrin Enda Kenny.

Obama në Irlandë

Obama në Irlandë

Vizita e Obamës po kryhet në një kohë kur Iralnda po kalon për një periudhë të vështirë ekonomike. Për shkak të borxheve të mëdha ajo është detyruar të kërkojnë një paketë ndihme nga Bashkimi Evropian në nivelin e 85 miliardë eurove.

Obama dhe e shoqja Michelle, pas bisedimeve me krerët politikë në Dublin do të zhvillojnë një vizitë të shkurtër në fshatin Moneygall. Nga ky fshat e ka prejardhjen katragjyshi i Obamës nga e ëma. Gjatë periudhës së urisë në mes të shekullit të 19-të ai u largua për të jetuar në SHBA ashtu si mijëra të tjerë irlandezë. Banorët e fshatit hapën me shpejtësi një kafeteri të cilën e quajtën "Caffe Obama". Presidenti amerikan do të qëndrojë aty për të pirë një birrë në shoqëri të banorëve.

Obama në Irlandë

Obama në Irlandë

Në mbrëmje Obama do të mbajë një fjalim në College Green të Dublinit, parkun më të madh të qytetit në Evropë. Në këtë tubim është planifikuar që të prezantohen artistë irlandezë. Politika nuk duhet të luajë asnjë rol në këtë mes, Obama dëshiron më shumë të theksojë lidhjen e thellë në mes të popullit irlandez dhe atij amerikan, u tha në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë për shkak të motit të keq që po mbretëron sot në Irlandë ka rrezik që tubimi i mbrëmjes të dështojë.

Nga Irlanda, Obama udhëton të martën për në Britaninë e Madhe. Obama do të marrë pjesë të enjten në samitin e G-8 në Deauville-n franceze. Në fund ai do të vizitojë Francën dhe Poloninë.

Autor: Mimoza Cika - Kelmendi/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM