1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama: Fazë e re në luftën kundër terrrorizmit

Presidenti amerikan Barack Obama ka vendosur rregulla të forta për sulmet e avionëve pa pilot kundër ekstremistëve terroristë. Ai premtoi edhe mbylljen e burgut amerikan Guantanamo.

default

Barack Obama gjatë fjalimit të mbajtur në Uashington

Në një fjalim mbi politikën e sigurisë të mbajtur në Uashington, presidenti Obama u ndal në rrezikun që paraqet al Kaida për Shtetet e Bashkuara duke vënë theksin edhe në kërcënimet reja nga grupe dhe individë radikalë. Për këtë arsye Amerika vazhdon të veprojë ndaj rrjeteve terroriste në Pakistan, Jemen apo Somali duke vënë në përdorim avionë telekomandues, theksoi ai. Por indirekt ai pranoi se vrasja e të dyshuarve nga këta avionë është moralisht e diskutueshme dhe premtoi se sulmet nga avionë të tillë nuk do të shkaktojnë më viktima në radhët e civilëve.

“Ne jemi në luftë me një organizatë që lufton çdo ditë për t'na vrarë ne. Prandaj lufta jonë është një luftë e drejtë, si rruga e vetme për t'i bërë ballë kësaj situate dhe tërësisht në vetëmbrojtje”, tha Obama.

"Fazë e re" në kuftën kundër terrorizmit

Guantanamo Gefangenelager Kuba USA Übersicht

Burgu amerikan në Guantanamo

Në të njëtën kohë presidenti mbrojti "luftën e e avionëve pa pilot" si mjet efektiv kundër terrorizmit dhe për të qenë Amerika më e sigurtë. Në luftën kundër terrorizmit tani fillon një "fazë e re", tha më tej presidenti amerikan. Obama premtoi po ashtu hapa konkretë lidhur me mbylljen e burgut amerikan në Guantanamo të Kubës. Ai tha se Guantanamo është bërë në të gjithë botën një simbol që Amerika nuk përfill sundimin e ligjit. Obama i kërkoi Kongresit reduktimin e pengesave për transferimin e të burgosurve në vende të tjera si në Jemen. Nga Pentagoni ai kërkoi që të gjendet një vend në SHBA ku mund të zhvillohet procesi ushtarak.