1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama e quan "tronditëse" situatën në Siri

Në Siri dhuna nuk ka të ndalur. Konflikti brutal nuk po zhvillohet aktualisht në Damask, por në shumë qytete të tjera të vendit.

Tank ushtarak në rrugët e qytetit sirian Homs

Luftimet në Homs vazhdojnë me intensitet

Për të gjashtën ditë me radhë ushtria siriane ka vazhduar sulmet ndaj kundërshtarëve të qeverisë. Në gjithë vendin bëhet fjalë për 80 të vdekur. Vetëm në bastionin e protestave Homs kanë vdekur më shumë se 50 njerëz, pjesa më e madhe civilë, bëjnë të ditur aktivistët për të drejtat e njeriut. Një numër shpërthimesh kanë tronditur edhe qytetin e dytë më të madh në Siri, Alepo.

SHBA kërkon t'i jepet fund menjëherë gjakderdhjes

Presidenti i SHBA-së Barack Obama

Presidenti i SHBA-së Barack Obama


Sipas Televizionit Shtetëror, dy shpërthime të ndryshme kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, përfshirë disa ushtarë, në qytetin verior. SHBA kërkon dhënien fund të gjakderdhjes. Presidenti Barack Obama e cilësoi dhunën në vazhdim "shokuese". Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të shohë se si çdo ditë kryher një "masakër". Vendi i tij ka vendosur të zhvillojë një konferencë ndërkombëtare.

Megjithë dhunën brutale të ushtrisë aktivistët kanë bërë thirrje këtë të premte për një demonstratë masive. Pas vetos së Rusisë dhe Kinës në Nju Jork që bëri të dështonte një javë më parë një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kundër Sirisë dhuna ka shënuar një përshkallëzim dramatik në vend. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 6.000 persona kanë humbur jetën nga protestat kundër presidentit Baschar al - Assad.

Autor: dpa/M.Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani