1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090309 Obama Afghanistan

Klaus Kastan/vfb/aud9 Mars 2009

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama të dielën (8.3.) u tregua i gatshëm për të vendosur kontakt me talibanët e moderuar në Afganistan duke pranuar, se SHBA-ja nuk mund ta fitojë luftën në Afganistan.

https://p.dw.com/p/H8U9
Presidenti Obama do ta ndryshojë strategjinë në Afganistan
Presidenti Obama do ta ndryshojë strategjinë në AfganistanFotografi: AP

Këto janë tone ndryshe nga ato që janë dëgjuar deri më sot nga Shtëpia e Bardhë. A besoni ju, zoti President, se lufta në Afganistan mund të fitohet, deshën të dinë redaktorët e "New York Times" - dhe përgjigja ishte:

"Jo, unë nuk besoj", tha Obama, "por unë e di që ushtarët atje në një situatë mjaft të vështirë bëjnë një punë madhështore."

Obama ua dha intervistën redaktorëve në avionin e tij presidencial. Ai paraqiti një tabllo mjaft kritike të situatës në rajonin e luftës, që ndërkohë është përkeqësuar dukshëm:

"Kushtet janë bërë edhe më tronditëse. Talibanët po bëhen gjithnjë e më të pafytyrë dhe pikërisht në jug të Afganistanit ata na atakojnë në një mënyrë, që nuk e kemi hasur deri më sot."

Ushtria amerikane në Irak po i kushton vëmendje prej kohësh bisedimeve me kryengritësit sunitë, të cilët për shkak të dhunës së vazhdueshme të terroristëve të Al-Kaidës, tashmë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ushtrinë e SHBA-së. Situata në Afganistan vërtet është më komplekse se në Irak - megjithatë pala amerikane tani duket se po përpiqet të afrohet me talibanët e moderuar. Kjo do të ishte e paimagjinueshme nën Presidentin Bush, mendon redaktorja e "New York Times", Sheryl Gay Stolberg:

"Unë mendoj, se Presidenti Obama po ndërmerr një ndryshim të qartë kursi ndaj armiqve tanë. Ne ndërkohë diskutojmë, që Irani duhet të përfshihet në bisedimet për Afganistanin dhe po kërkohet kontakti edhe me Sirinë. Kjo e gjitha ka shumë rëndësi."

Sipas njoftimeve të mediave amerikane presidenti afgan Karsai i përshëndeti deklaratat e Obama-s. Në fundjavë (08.03) u bë e ditur se që gjashtëmuajt e ardhshëm do të tërhiqen 12.000 ushtarë të SHBA-së nga Iraku dhe njëkohësisht Obama do të përforcojë trupat në Afganistan.