1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama dhe SHBA-ja të befasuar me çmimin Nobel për paqe

Presidenti amerikan Barack Obama u nderua me çmimin Nobel për paqe për vitin 2009. Reagimet e para në SHBA janë më të përmbajtura se në botën e jashtme. Vetë Obama reagoi me një modesti demonstrative.

default

Barack Obama fleta para gazetarëve

Presidenti amerikan Barack Obama e mori vesh të premten në mëngjes (9.10.), pak para orës gjashtë, se është nderuar me çmimin Nobel për paqe. Zëdhënësi i tij, Robert Gibbs, e zgjoi Presidentin me telefon dhe i kumtoi lajmin e befasishëm. "Nuk e kam pritur një zgjim të tillë", deklaroi ai para gazetarëve dhe tregoi, "kur e mora lajmin, erdhi vajza ime Malia dhe më tha: "Baba ti e ke fituar sot çmimin Nobel ndërsa sot e ka ditëlindjen edhe qeni ynë Bo."

BdT der Hund der Präsidentenfamilie Obama

Edhe qeni "Bo" e ka ditëlindjen

Është mirë të kesh fëmijë, theksoi Obama, i cili para gazetarëve doli me modesti dhe jo si fitues. Ai nuk kishte ndjenjën se e ka merituar këtë nderim, që të vihet krahas personaliteteve më të njohura ndërkombëtare, që janë nderuar me këtë çmim. Por ai natyrisht e pranoi mirënjohjen.

"Jam i befasuar dhe thellësisht i përulur. Më duhet të them hapur, se këtë shpërblim nuk e shoh si meritën time, por si përforcim të objektivave të mia për SHBA-në dhe botën", theksoi Obama.

Erdhi çmimi Nobel për Obamën tepër herët?

Modestia e Obamës përputhet me reagimet tjera në SHBA, ku gati të gjithë janë të përmbajtur. Shumë janë të befasuar me këtë vendim, sepse Presidenti i ri ka ardhur në këtë post para vetëm nëntë muajve dhe nuk ka pasur kohë të tregojë rezultate.

"Besoj se ky çmim ka ardhur tepër herët në karrierën e tij politike. Ka shumë njerëz të tjerë që janë angazhuar më shumë për paqen në botë dhe e kanë merituar këtë çmim. Shpresoj se do të dëshmojë që çmimin Nobel e ka marrë me meritë", thotë një grua.

Barack Obama mit Benjamin Netanyahu und Mahmoud Abbas Flash-Galerie

Obama, Netanjahu dhe Abas: fillim i mbarë me shumë sfida

Barack Obama e ka të qartë se çfarë peshe ka ky nderim. 48-vjeçari deri tani ka arritur pak rezultate në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, si në Lindjen e Afërme, konfliktin rreth programit atomik me Iranin apo mbrojtjen e klimës. Edhe gjendja në Afganistan është keqësuar. Por Presidenti bëri të ditur, se do të angazhohet edhe më tej për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ndikimi i çmimit në politikën e brendshme

Mbetet të shihet është nëse çmimi do t'i ndihmojë Obamës edhe në planin e brendshëm politik. Një qytetar amerikan pohon, se Barack Obama duhet të vazhdojë punën për reformën shëndetësore dhe reformat tjera. Në planin e brendshëm vazhdojnë kritikat edhe nga republikanët në opozitë. Kryetari i Partisë Republikane, Michael Steele shtroi pyetjen: çfarë ka arritur Obama në të vërtetë?

Barack Obama është Presidenti i tretë amerikan që ka fituar çmimin Nobel për paqe. Para tij me këtë çmim janë nderuar Theodor Roosevelt (në vitin 1906), Woodrow Wilson (1919) dhe Jimmy Carter, por shumë vite pas përfundimit të mandatit si President.

Autor: Anna Engelke/Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 10.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K3ch
  • Data 10.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K3ch