1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama bën thirrje për unitet

Në fjalimin e tij për gjendjen e kombit, presidenti i SHBA-së Obama skicoi kursin e mëtejshëm të politikës ekonomike. Shpenzimet shtetërore do të ulen ndjeshëm por do të investohet në shkencë, arsim dhe infrastrukturë.

Presidenti Barack Obama në Capitol Hill, Washington, ku mbajti fjalimin mbi gjendjen e kombit. 25.01.'11

Presidenti Barack Obama në Capitol Hill, Washington, ku mbajti fjalimin mbi gjendjen e kombit. 25.01.'11

Më vëmendje të madhe është pritur fjalimi vjetor i presidentit amerikan Barac Obama drejtuar kombit. Të dy partitë kryesore kanë kërkuar pas sulmit ndaj deputetes në Kongres Gabrielle Giffords, që politikanët e të dyja palëve të përfaqësojnë interesa mbipartiake. Shumë deputetë kanë vendosur që më të mos respektojnë rregullat e uljes sipas përkatësisë partiake.

Presidenti Barak Obama menjëherë në hapje të fjalimit të tij vjetor drejtuar kombit foli për çështjen e politikës mbipartiake. Nuk mjafton vetëm të ulesh së bashku, por duhet punuar së bashku. Kjo është bërë e qartë pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar, tha Obama.

"Me votat e tyre zgjedhësit kanë vendosur që përgjegjësia të bie tek të dy partitë."

Politikan i qendrës

Deri në fund të mandatit të Obamës, gjysma e Kongresit do të jetë e dominuar prej republikanëve. Në fjalimin e tij njëorësh, Obama u prezantua si një politikan i qendrës politike dhe bëri disa lëshime, që u përcollën me duartrokitje nga kundërshtarët politikë.

Por presidenti e bëri të qartë se nuk është i gatshëm që plotësisht të heqë dorë nga reformat e tij të suksesshme, si ajo në shëndetësi. Ai dëshiron të shikojë përpara. Në shumë sektorë SHBA-ja nuk është më vendi kryesor në botë. Obama rikujtoi kohën e Sputnikut, satelitit të parë i cili u lëshua në hapësirë, me të cilin Bashkimi Sovjetik befasoi amerikanët.

"Ky ështën jë moment Sputnik i gjeneratës sonë."

Më pas amerikanët ishin të parët që udhëtuan në hënë. Obama thotë se amerikanët në të ardhmen sërish duhet të jetë vendi udhëheqës.

Roli pararojë i SHBA-së në botë

"Ne duhet të tejkalojmë vendet tjera, si për shembull me investime në inovacione dhe arsim. Ne duhet të kujdesemi që Amerika në të ardhmen të ketë pozicionin më të mirë për lidhjen e kontratave ekonomike. Borxhet duhet t'i fusim nën kontroll dhe të reformojmë qeverinë tonë."

Në këtë mënyrë presidenti angazhohet për energji të pastra dhe për shkurtimin e subvencioneve për materiet e dëmshme. Ai theksoi se planifikon përmirësimin e kushteve për arsim dhe të infrastrukturës në vend. Obama bëri të qartë se nuk do të kënaqet me pak suksese. Prandaj duhet bërë edhe reformat e ligjeve për migrantët dhe thjeshtimin e sistemit fiskal. Ai nuk ka frikë as nga kërkesat për ristrukturime të mëdha të qeverisë me komisione të tepërta dhe për shkurtimin e shumë të drejtave të tyre. Ultrakonservatorët e kritikojnë atë për mungesë efektiviteti dhe kërkojnë zvoglimin e organeve të shtetit.

Thirrje për unitet - Obama ftoi republikanët të bashkëqeverisin.

Thirrje për unitet - Obama ftoi republikanët të bashkëqeverisin.

Të kënaqur me zhvillimet jashtë vendit

Obama foli edhe për borxhet tepër të mëdha prej 14 bilionë dollarë amerikanë dhe premtoi uljen e të dhënave të shtetit.

Obama u tregua kritik ndaj shumë zhvillimeve brenda vendit, ndërsa me zhvillimet jashtë vendit ishte i kënaqur. Tërheqja e trupave nga Iraku po zhvillohet sipas planeve, marrëveshja START është miratuar dhe garanton vazhdimin e çarmatimit të Rusisë dhe SHBA-së, ndërkohë që është përmirësuar imazhi i SHBA-së në botë.

Falë veprimit të trupave amerikane, kryengritësit në Afganistan kanë gjithnjë e më pak territor në kontroll, tha Obama, i cili megjithatë pranoi:

"Para nesh kemi edhe shumë luftëra të ashpra, ndërkohë që edhe qeveria afgane duhet të përmirësojë punën. Por ne do të ndihmojmë popullin afgan, me të cilin do të vendosim një partneritet të përhershëm."

Qëllimi është që gjatë këtij viti forcat afgane të marrin përgjegjësinë për sigurinë në vend dhe që në korrik të fillojë tërheqja e ushtarave të parë amerikanë nga ky vend. Obama lëvdoi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe forcoi presionet ndaj vendeve si Irani apo Koreja e Veriut.

"Me partnerët tanë evropianë kemi ringjallur NATO-n dhe kemi zgjeruar bashkëpunimin në shumë lëmi. Raportet me Rusinë i kemi vendosur mbi baza të reja, ndërkohë që kemi forcuar partneritetin me vendet aziatike dhe jemi futur në raporte partneriteti me vendet si India. Në mars do të vizitoj edhe Brazili, Kilin dhe El Salvadorin për të vendosur raporte të reja."

"Gjendja e kombit e shkëlqyer!"

Presidenti Obama u tregua optimist për faktin se recesioni ka përfunduar dhe ekonomia po rimëkëmbet. Bursa dhe kushtet ekonomike kanë nisur të përmirësohen. Gjendjen e kombit ai e quajti si "të mrekullueshme".

Autor: Christina Bergmann / Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 26.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/104lO
  • Data 26.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/104lO