1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama apo Mekkein? Çfarë pret Rusia nga presidenti i ri i SHBA-ve?

Në Rusi zgjedhjet në SHBA nuk ngjallin aspak emocione. Edhe ata që interesohen nuk janë në gjendje të vendosin. se cilin kandidat preferojnë.

default

Rradhë njerëzish para një lokali zgjedhor

Në Rusi nuk ka ndonjë interes të madh për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Vendimi për atë nëse presidenti i ardhshëm do të jetë Obama apo Mekkein nuk i prek mjaft rusët. Ndërkohë që për presidentin e ardhshëm amerikan ka një sërë çështjesh të vështira për t'u zgjidhur, ndër to edhe marrëdhënia e ftohur ruso-amerikane. Republikani Xhon Mekkein dihet me qëndrimin e tij, ndërsa Obama ofron shanse për dialog me rusët.

Präsidentschaftswahlen 2008 USA Barack Obama nach der Stimmabgabe in seinem Wahllokal in Chicago

Obama në qendër votimi para dhënies së votës së tij

"Nuk më interesojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Por mendoj se një president me ngjyrë do të ishte katastrofë. Ata më përpara ishin skllevërit dhe tani të bëhen presidentë?- këtë nuk do ta pranonin shumë vetë"- kështu shprehet studentja ruse e pedadogjisë Varvara.

Ajo që të bën përshtypje në përgjigjen e saj nuk është refuzimi që i bëhet Obamës, (Barack Obama) por dezinteresimi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Sipas një sondazhi të Qendrës Levada zgjedhjet në Amerikë nuk u interesojnë gati dy të tretave të popullsisë ruse. Ndërsa për ata që janë të interesuar gati 37% nuk është e vendosur për njërin nga kandidatët. 35% parapëlqejnë Obamën, 14% Xhon Mekkein.

John McCain in Nevada

Mekkekin në Nevada

Andrej Kokoshin, zëvendësdrejtues i partisë pro Kremlinit, Rusia e Bashkuar dhe deputet në parlament nuk shprehet për arsye diplomatike, se për cilin kandidat është partia etij. Sido që të jetë imazhi negativ amerikan mbetet:

"SHBA nuk i përgjigjën ashtu si duhet pozicionit të rëndësishëm si superfuqi, as politikisht, as ekonomikisht dhe as si garantë të stabilitetit valutor."

Pra nuk ka rëndësi, kush i fiton zgjedhjet në Amerikë, Rusia duhet të zgjidhë me Shtetet e Bashkuara një sërë çështjesh delikate, të cilat aktualisht rëndojnë marrëdhënien mes Rusisë dhe SHBA-ve- si psh zgjerimi i NATO-s, sistemi i planifikuar antiraketor në Çeki dhe Poloni, lufta në Kaukaz dhe politika ndaj Iranit dhe ajo në Lindjen e Mesme.

Presidenti republikan, Xhon Mekkein (John McCain) paraqitet më agresiv ndaj Rusisë sesa kandidati Obama. Sipas Mekkeinit në sytë e Putinit ai mund të dallojë tre shkronja KGB, plani i tij është përjashtimi i Rusisë nga tetë vendet më të industrializara dhe mbështetja e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s.

Por pikërisht një marrëdhënie e tillë e bën Mekkeinin të qartë, mendojnë disa politologë. Ndërsa vendimet e Obamës si president janë ende të paparashikueshme, pasi ndër këshilltarët e tij ka edhe kritikë të Rusisë.

Andrej Kortunov, president i fondacionit "Eurazia e re", mendon se nuk ka ndonjë preferencë të qartë në Kremlin për njërin nga kandidatët.

"Në Kremlin janë të ulur njerëz me opinione të ndryshme. Disa duan stabilitet, që gjithçka të zhvillohet si më parë. Këta duan Mekkeinin. Ka politikanë të tjerë, që duan ndryshim, dialog të ri me SHBA-të. Këta preferojnë Obamën."

Parë nga ana historike Kremlini ka patur gjithmonë marrëdhënie me të mira me presidentët republikanë. Sipas pikëpamjes ruse ata kanë qenë pragmatikë, të interesuar për pazare dhe nuk e vrisnin shumë mendjen për çështje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Rusia ndërkohë është në shtet mjaft i vetësigurtë dhe e di se Uashingtoni duhet të ballafaqohet me këtë vend.

  • Data 04.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnKs
  • Data 04.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnKs