1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Obamën e pret një mal me probleme në politikën e jashtme

Proceset historike filluan me mandatin e dytë të Bushit

default

Barak Obama

Sipas vlerësimit të gazetës italiane "Korriere dela Sera" presidentin e ardhshëm amerikan Barak Obama e pret një mal me probleme në politikën e jashtme.


"Detyrimet e marra përsipër prej "super-xhandarit", SHBA-ve në skenën politike dhe strategjike ndërkombëtare ka arritur stadin e përhapjes maksimale: Në politikën e jashtme në agjendën e presidentit të ardhshëm Barak Obama do të qëndrojnë konfliktet kronike në Irak dhe në Afganistan talibanët mjekroshë. Këtyre u shtohet paqëndrueshmëria e Pakistanit, rreziku i një nacionalizmi bërthamor iranian, marrëdhëniet e vështira me Rusinë e Vladimir Putinit dhe ithtarët e Kastros në Amerikën e Jugut. Por këto nuk janë të gjitha, ka shumë më tepër. Për shembull mosmarrëveshjet mbi politikën e mjedisit, mbi "të vërtetën e pakëndshme" siç e ka përshkruar në një film dokumentar ndryshimin e klimës Al Gor."


Konservatorja pariziane "Lë Figaro" e relativizon kritikën e gjithëpranishme ndaj presidentin amerikan në largim Xhorxh Dablju Bush.


"Harrohet shumë shpejt guximi i madh i presidentit në orën e vendimit dhe vendosmëria e tij për të ngulur shpatën në zemrën e armikut në Irak; ose përkushtimi i tij pa kurrfarë cinizmi për demokraci në Lindjen e Afërme dhe të Mesme, i cili bëri që Iraku të kalonte në kampin iranian dhe Palestina në duart e Hamasit. Pavarësisht gabimeve të saj kjo strategji e demokracisë ka sjellë edhe shpresë në Lindje. Përveç kësaj në fazën e fundit të presidencës së tij Bushi e minimizoi rolin e Ramsfeldëve dhe Çejnëve, të cilët e shtyn aq shpesh në gabime, dhe në vend të tyre dëgjonte gjeneralin Petreus dhe ministrin e mbrojtjes Bob Gejts, të cilin Obama ka ndër mend ta lërë në post.


Pra Bushi nuk duhet trajtuar si një të dëbuar: Sikurse pasardhësi i tij Barak Obama ai ishte produkti i një procesi historik më të madh se ç'pritej: tërheqja e SHBA-ve në hapësirën e tyre dhe një thellim i demokracisë amerikane. Për të dyja zhvillimet do të thuhet më pas se të dyja filluan kur Bushi nisi mandatin e tij të dytë në vitin 2004."

  • Data 08.11.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fq0H
  • Data 08.11.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fq0H