1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Oazet fiskale duhen tharë

Zbulimi i skandalit më të madh fiskal në Gjermani i ka sjellë shtetit të ardhura të majme. 27,8 milionë euro kanë paguar deri tani mashtruesit e fiskut.

Kështjella e Vaduzit, Lihtensajn

Kështjella e Vaduzit, Lihtensajn

Që pas kontrollit spektakular tek shefi i postës Zumwinkel para një jave e gjysëm prokuroria e Hamburgut ka zhvilluar 150 kontrolle të tjera.

Gazeta General Anzeiger e Bonit shkruan për aferat fiskale: "Oazet fiskale duhen tharë, ndërsa bankat, që marrin pjesë në operacione të tilla duhet të presin humbje të mëdha. Nqs dikujt ky i duket ton shumë dirigjues le të hedhë sytë në SHBA. Çdo qytetar i SHBA-ve, që depoziton para në Liechtenstein, njofton edhe zyrën fiskale në SHBA dhe bankat që transaksionet ilegale i bëjnë parim biznesi ndalohen. Le të thotë kush, se nuk mund të mësosh nga SHBA."

Schwarzwälder Bote, që del në Oberndorf shkruan: "Në parajsën fiskale Liechtenstein gjërat nuk kanë për të qenë më, siç ishin më parë. Qëndrimi i princit trashëgimtar Alois nuk ka për të ndryshuar. Por emri si vend i sigurtë bankar ka marrë fund një herë e mirë. Kush transferon tani më ilegalisht të holla në këtë principatë? Por ka ende disa oaze të tjera, si Monaco psh. Sot princi Albert i dyti do të vijë në Berlin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do t´i flasë nja dy fjalë me të.

"Thüringer Allgemeine" që del në Erfurt: "Një ditë e mirë për arkën e shtetit. Një ditë e keqe për të ndershmit. Kush i paguan taksat në kohë dhe me ndershmëri, ndryshe nga më shumë se njëqind të pasurit, të cilët ditët e fundit kanë pranuar rrugët e tyre sekrete për në Liechtenstein, atij nuk i sjell shumë gjë fakti që mashtruesit e fiskut i ka zënë frika. Ai që deri tani ka qenë i ndershëm, duhet të presë, që xhirokontot e tij do të kontrollohen më rreptë dhe bizneset e tij do të ndiqen më fort. Sukseset e prokurorisë së Bochumit të gëzojnë, por çojnë ujë në mullinjtë e atyre, që duan kontrolle më të paskrupullta."

"Esslinger Zeitung" për shkurtimet, që ndërmerr koncerni Siemens: "Njëherë tmerron Nokia, tani shokon Siemensi. Dy koncerne ndërkombtare kanë bërë llogaritë dhe shkurtojnë pa mëshirë. Shkaqet e reduktimit të vendeve të punës janë të ndryshme, rezultati është i njëjti. Gjermania humbet mijëra vende pune. Kjo është e vështirë për punonjësit dhe për familjet e tyre. Pastaj vendimet në qëndrat e koncerneve në Helsinki dhe në Mynih të bëjnë të mendosh. Para pak kohësh tema e shkurtimit të vendeve të punës nuk ishte fare në agjendë."

  • Data 27.02.2008
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DE1O
  • Data 27.02.2008
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DE1O