1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

NZZ: Kosova nuk është prekur nga kriza, por...

Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet më të varfëra në Evropë. Ajo nuk ëshë prekur ende serioitzisht nga kriza e euros, por ky vend ka probleme shumë serioze ekonomiko-strukturore , analizon gazeta NZZ.

Në një artikull nënumrin e së premtes (20.07.2012) gazeta "Neuer Zürcher Zeitung" (NZZ) shkruan, se Kosova e cila përdor euron si monedhë pagese, nuk ka ndonjë politikë autonome monetare. "Ndaj politika fiskale është instrumenti i vetëm ekonomiko-politik që ka në dorë ky vend për të arritur stabilitetin ekonomik", shkruan NZZ.

Kosova ka shumë pak prodhime të vetat. Asaj i mungojnë shumë produkte për konsumin e përditshëm, të cilat kompensohen me import. Gazeta nënvizon se "importi gjatë vitit 2011 ishte gati tetë herë më i lartë sesa eksporti". Kjo ka bërë që vitet e fundit bilanci tregtar i Kosovës të ketë një deificit prej rreth 40 % të prodhimit bruto. Kjo mungesë financohet ndër tjera edhe me paratë që vijnë nga diaspora, një pjesë e madhe nga Zvicrra dhe Gjermania, të cilat deri tani nuk janë prekur shumë nga kriza.

Të ardhurat nga diaspora në Kosovë janë shumë më të rregullta sesa në vendet fqinje, si për shembull, në Shqipëri, ku tani nuk ka më përfitime të shumta nga dispora në Greqi, siç ka qenë më përpara, shkruan NZZ.

Sipas kësaj gazete, mjaft i qëndrueshëm në Kosovë paraqitet sistemi bankar, i cili si në shumë vende të tjera të Evropës Juglindore është kryesisht në duart e institucioneve të huaja financiare. Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet e vetme ballkanike, që nuk janë prekur nga recesioni. Por si pasojë e mungesës së industrisë së eksportit, Kosova nuk do të mund të përfitojë as nga ripërtëritja e mëvonshme e ekonomisë botërore. E vetmja alternativë për këtë vend është rritja e aftësisë konkurruese në treg dhe shtimi i eksportit. Ndryshe Kosova do të mbetet e varur edhe më tej nga paratë e diasporës. Por kjo nuk mund t'i zgjidhë problemet me papunësinë zyrtare prej rreth 45 %.