1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

NZZ: "Bisedimet për Kosovën në rrezik"

Gazeta "Neuer Zürcher Zeitung" boton artikullin me titull: "Bisedimet për Kosovën në rrezik"

Në numrin e së enjtes (28.03.2013) të së përditshmes zvicerane "Neuer Zürcher Zeitung" në artikullin kushtuar dialogut me Prishtinës dhe Beogradit shkruhet: "Pak ditë para raundit tjetër të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës bëhet përgatitja e opinionit serb për dështimin e bisedimeve në Bruksel. Pala tjetër nuk lëviz "asnjë milimetër". Ajo nuk detyrohet ta bëjë këtë "nga miqtë e saj në Perëndim", thotë qeveria. ...

Një gjë është e qartë, se pala serbe erdhi në bisedime me vrull dhe me ide të reja. Duke thyer një rradhë tabushë, që deri para pak kohe dukeshin të pashmangshme... Beogradi hoqi dorë nga plani për ndarjen e Kosovës dhe është i gatshëm që t'i vendosë të gjitha komunat serbe në Kosovë nën juridiksionin e Prishtinës, megjithatë si "asosiacion komunash" me status autonomie. (...)

Kryeministri Thaçi e krahason asosiacion komunave serbe me një organizatë joqeveritare, që mund të kontribuojë për të mirën e përgjithshme, pa kompetenca ekzekutive. Lëshimet e mëtejshme do të krijonin një shtet në shtet (...) Krahasimi çalon, sepse propozimi i Beogradit nuk parashikon asnjë të drejtë vetoje në rrafshin e qeverisjes qendrore.

Beogradi është nën presion të konsiderueshëm. Qeveria shpreson të marrë në pranverë nga BE datën për fillimin e bisedimeve të pranimit. Kusht është arritja e marrëveshjes me Prishtinën. Por për këtë nuk do të paguanim çdo çmim, thotë Daçiq. (...)

Shqetësuese është se popullsia serbe e prekur rëndë e veriut të Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë lloj forme në proces. Edhe pse shembujt e Bosnjës dhe Maqedonisë tregojnë, se edhe përshtatjet më të sofistikuara të kushtetutës nuk i sigurojnë shtetit legjitimitet. Në qoftë se serbët në veriun e Kosovës nuk e mbështesin zgjidhjen e gjetur, një krizë e pafund është e paraprogramuar.", shkruan "Neue Zürcher Zeitung".