1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

NZZ: Beogradi kundër referendumit në veri të Kosovës

Në numrin e djeshëm gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung boton një artikull mbi politikën e pavendosur të Beogradit ndaj Kosovës.

Logo e gazetës Neue Züricher Zeitung, NZZ

Logo e gazetës " Neue Züricher Zeitung", NZZ

Pas barrikadave dhe protestave në rrugë, serbët në veri të Kosovës duan të demonstrojnë me referendum kundër pretendimit së Prishtinës për sovranitet. Beogradi është i një tjetër mendimi. Politika e tij duket e pavendosur.

......Skepticizëm ekziston edhe lidhur me marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për kontrollet e kufirit dhe lirinë e udhëtimit. Kalimet në të ardhmen do të ruhen së bashku nga policë serbë, kosovarë dhe misioni i BE-së, Eulex. Në veriun e Kosovës, sipas mediave serbe, policët kosovarë do të kenë vetëm status vëzhguesi. Kështu veriu mbetet një lloj zone e posaçme. Në Prishtinë nga ana tjetër thuhet se marrëveshja paraqet një njohje implicite të kufijve ndërkombëtarë të Kosovës nga Beogradi.

Liria e re e udhëtimit, në fuqi prej disa ditësh, u mundëson personave nga Serbia dhe Kosova që të kalojnë kufirin me kartën e identitetit. Aty ata marrin një dokument udhëtimi, i pranuar nga të dyja palët. Makinat me e republikës së Kosovës kur hyjnë në Serbi, pasi kanë paguar një taksë, marrin një targë provizore serbe. Makinat serbe kur hyjnë në Serbi duhet të paguajnë po ashtu taksa sigurimi. Çmimi për sigurimet, 120 franka në muaj  është shumë i lartë dhe ka çuar në të dyja anët e kufirit në protesta dhe në reduktimin e qarkullimit në kufi.

Bisedimet kosovaro-serbe hasin në mosbesim në opinionin e të dy vendeve. Rezultatet e tyre nuk janë marrëveshje të zbatueshme por vetëm konkluzione, zbatimin e të cilëve e kontrollon BE. Si parlamentet ashtu edhe opinioni publik marrin vesh shpesh në rrugë të tërthorta vendimet, të cilat po ashtu shpesh duken të paqarta. Kjo vështirëson vënien e tyre në jetë dhe verifikimin. Prandaj është e paqartë, nëse Serbia në këto kushte do të arrijë deri në mars të bindë shtetet e BE, në rradhë të parë Gjermaninë, se e ka normalizuar sa duhet marrëdhënien me Kosovën, për të marrë statusin e kandidatit.

Formula, që vlen në Serbi prej vitit 2008 për të mos lëshuar as anëtarësimin në BE dhe as Kosovën duket gjithsesi e konsumuar, që kur Berlini ka kërkuar në mënyrë ultimative heqjen e institucioneve serbe në Kosovë. Presidenti i Serbisë Tadiç e ka të vështirë, të përcaktojë një strategji të re. Ai flet herë për modelin e Tirolit të Jugut, të Irlandës së Veriut apo për traktatin bazë gjermano-gjerman. Atë që të gjithë e dinë, ai nuk guxon ta thotë: Kosova në jug të lumit Ibër është e humbur për Serbinë. Hapësirë për negociata ekziston akoma në lidhje me statusin e Veriut të Kosovës dhe atij të manastireve ortodokse.

Autor: Andreas Ernst/av

Redaktoi: Aida Cama