1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nxënëset myslimane nuk çlirohen nga mësimi i notit

Një nxënëse myslimane nga Frankfurti nuk pranon të marrë pjesë në orën e notit, për shkak të besimit. Por gjykata e hodhi poshtë padinë e saj.

Eine muslimische Schülerin der Vigeliusschule in Freiburg sitzt am Dienstag (23.06.2009) im Westbad in Freiburg in einem Ganzkörper-Badeanzug am Rande des Schwimmbeckens. Um die Teilnahme muslimischer Schülerinnen am Schwimmunterricht zu ermöglichen schaffte die Lehrerin der Vigeliusschule die schwarzen Ganzkörperanzüge an. Immerhin zehn Schülerinnen aus verschiedenen Klassen bestreiten den Schwimmunterricht im sogenannten Burkini. Foto: Rolf Haid dpa/lsw (Zu lsw-KORR Im Ganzkörperdress zum Schwimmunterricht) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Deutschland Ganzkörper-Badeanzug für Musliminnen Burkini

Ata duken si një kombinim i një fustani të shkurtër, streçesh, bluze me mëngë të gjata dhe shamie koke. Të ashtuquajturit Burkini kërkohen shumë nga myslimanet e devota. Pasi këto kostume banjoje nuk lejojnë të duket aspak, ose fare pak lëkurë. Modele me ngjyra dhe prerje moderne ka në dyqane të specializuara dhe natyrisht në internet.

"Unë do të notoja me dëshirë por vetëm me vajza", vendosi një nxënëse myslimane e një gjimnazi në Frankfurt-Hoechst dy vjet më parë. Besimi i saj ia ndalon të dalë me kostum banjoje para djemve ose burrave. Veç kësaj ajo nuk lejohet dhe nuk dëshiron të shohë shokët e klasës gjysmë të zhveshur. As veshja e Burkinit nuk vihej në diskutim për nxënësen atëherë 11-vjeçare. Qysh atëherë ky rast është në duart e drejtësisë.

Muslimische Frauen baden verhüllt

"Not po, por vetëm me vajza"

Prindërit e gjimnazistes me origjinë marokene, bënë kërkesë që vajza e tyre të çlirohej nga mësimi i përbashkët i notit me djem dhe vajza. Shkolla nuk pranoi. Prindërit iu drejtuan gjykatës administrative në Frankfurt, pa sukses. Edhe Gjykata administrative e Hesenit në Kasel i dha të drejtë shkollës dhe e hodhi poshtë padinë e prindërve.

Nxënëses mund t'i kërkohet të marrë pjesë me Burkini në orën e notit, vendosën në atë kohë gjykatësit. Në procedurën e apelit e ka fjalën tani gjykata e Lajpcigut. Pyetja qendrore është: kur lejon e drejta themelore për lirinë e besimit çlirim nga mësimi në shkollë?

Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani e konsideron "të pranueshme nga këndvështrimi islam" mbajtjen e një kostumi banjoje si Burkini. Por duhen marrë parasysh rastet individuale, thotë kryetari i tij Aiman Mazyek në intervistë me DW. Nëse një myslimane nuk dëshiron të notojë me shokë klase meshkuj, për shkak të besimit dhe ndërgjegjes, kjo duhet respektuar.

Zwei muslimische Schülerinnen der Vigeliusschule in Freiburg stehen am Dienstag (23.06.2009) im Westbad in Freiburg in Ganzkörper-Badeanzügen mit ihrer Lehrerin Renate Scherf am Rande des Schwimmbeckens. Um die Teilnahme muslimischer Schülerinnen am Schwimmunterricht zu ermöglichen, schaffte die Pädagogin die schwarzen Ganzkörperanzüge an. Immerhin zehn Schülerinnen aus verschiedenen Klassen bestreiten den Schwimmunterricht im sogenannten Burkini. Foto: Rolf Haid dpa/lsw (Zu lsw-KORR Im Ganzkörperdress zum Schwimmunterricht) +++(c) dpa - Report+++

"Në bankën e provës nuk janë edhe aq integrimi i bashkësive fetare, apo vajzës nga Frankfurti", mendon Mazyek, "në provë është edhe aftësia për tolerancë e shoqërisë sonë dhe gatishmëria për të zbatuar atë, që kushtetuta jonë pranon, lirinë e ndërgjegjes dhe besimit."

"Integrimi nuk mund të bëhet me detyrim"

Avokati i vajzës nga Frankfurti, Klaus Meissner, në rastin Burkini i referohet ndër të tjera një vendimi të Gjykatës Administrative Federale të vitit 1993. Asokohe gjykata pati vendosur se një çlirim nga mësimi i notit është i mundur, nëse shkolla nuk ofron mësim noti të ndarë për djem dhe vajza. Por gjykatësit e Hesenit theksojnë detyrën e integrimit të edukimit në shkolla. Nxënësit duhet të jenë të pregatitur për një jetë në një shoqëri pluraliste dhe laike në Gjermani. Avokati Meissner kundërshton me argumentin: "Mësimi i përbashkët gjinor nuk është i domosdoshëm, që gjinitë të mësojnë të sillen me respekt ndaj njëra-tjetrës." Ndërsa studiuesja e shkencave të edukimit Yasemin Karakalogu mendon: "Integrimi nuk mund të bëhet me detyrim."

Burkini si zgjidhje kompromisi

Tanimë vajzave myslimane mund t'u kërkohet marrja pjesë në mësimin e notit me Burkini. Për të respektuar ndjenjat e tyre fetare mbulimi i plotë i trupit është i përshtatshëm si zgjidhje kompromisi, vendosën gjykatësit në Lajpcig.

Studiuesja e shkencave të edukimit Yasemin Karakalogu

Studiuesja e shkencave të edukimit Yasemin Karakalogu

Për nxënësen nga Heseni ky vendim ka pasoja konkrete: në klasën e nëntë në shkollën Helene-Lange në Frankfurt-Hëchst ora e notit është përsëri për një semestër në planin mësimor.

Feja islame në Gjermani është pas asaj të krishterë besimi me më shumë përkrahës. Një studim i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë konstaton se në Gjermani jetojnë 3,8 deri 4,3 milionë myslimanë. Pjesa e myslimanëve në popullsinë e përgjithshme është mes 4,6 deri 5,2 për qind, shumë më e lartë nga sa supozohej deri tani.