1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

+++Numri i të vdekurve në Spanjë arrin 14+++

Shteti Islamik, IS e ka paraqitur veten si autor të sulmeve në Spanjë. Sipas autoriteteve katalanas ka 14 të vdekur e 100 të plagosur.

18.08.2017

Në qytetin Cambrils, rreth 100 km në jug të Barcelonës, forcat e ndërhyrjes vranë natën duke gdhirë dita e sotme pesë të dyshuar si terroristë, që mbanin të veshur breza bosh lëndësh shpërthyese. Policia sheh lidhje mes atentatit në Barcelonë, terroristëve të dyshuar në Cambrils dhe një shpërthimi që ndodhi në Alcanar.

Kryeministri i Spanjës, Rajoy shpalli një zi kombëtare treditore.

Në Londër, Berlin dhe në disa qytete të Francës ka pasur atentate islamiste, në të cilat janë përdorur si armë kamionë të vegjël ose automjete transporti. Edhe në ngjarjet tragjike në qytetin e madh spanjoll të Barcelonës të vijnë këto kujtime në mendje. Autoritetet konfirmojnë se kemi të bëjmë me një atentat terrorist.

16:00 Përpara se t'i vriste policia, terroristët në Cambril plagosën me thikë në fytyrë një person në vendin e ngjarjes 

15:40 Policia po kërkon Moussa O., si të dyshuarin kryesor në atentatin në Barcelonë. Dyshohet se ka qenë ai që e drejtoi me shpejtësi të madhe kundër këmbësorëve automjetin e transportit në shëtitoren La Rambla. Këtë e bëri të ditur policia spanjolle dhe pas saj edhe policia e Katalonjës.

Moussa Oukabir sipas medieve të ndryshme është i moshës 17 ose 18 vjeç. Ai është vëllai i Driss O. të arrestuar të enjten. Me letërnjoftimin e Drissit qe marrë hua automjeti, me të cilin u krye krimi. Driss i është dorëzuar policisë dhe i pati deklaruar se ia patën vjedhur letërnjoftimin.


14:00 Një person i katërt u arrestua në lidhje me sulmet në Spanjën Verilindore, bëri të ditur policia.

12:40 Autoritetet katalanase njoftojnë se numri i të vdekurve arriti në 14. Pas sulmit terrorist në Cambrils një grua vdiq në spital nga plagët e marra. Atentatorët e dyshuar, të cilët u vranë më vonë nga policia, e patën përplasur gruan me automjetin e tyre.

17.08.2017

20:39 Në Las Ramblas sipas korrespondentëve lokalë po evakuohen të gjitha dyqanet dhe lokalet. Policia shoqëron njerëzit që largohen.

20:35 Uhr: Sipas gazetës "La Vanguardia" njëri nga sulmuesit u vra në një shkëmbim zjarri me policinë. Një sulmues tjetër është arrestuar. 

20:23 Ministri i Brendshëm katalanas, Joaquim Forn flet për 13 të vdekur dhe më shumë se 50 të plagosur.

20:15 I dyshuari thuhet se është një burrë i regjistruar në një qytet në veri të Barcelonës. Ai është nga Marseja dhe ka rrënjë afrikanoveriore, bëjnë të ditur gazeta katalanase La Vanguardia dhe televizioni shtetëror. Të dyja mediet u referohen burimeve policore, por ato nuk i konfirmuan këto lajme.
Ndërkohë policia kundërshtoi të dhënat, sipas të cilave një ose dy persona të armatosur qenë barrikaduar në një lokal.

19:40 Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert flet për një "atentat të neveritshëm në Barcelonë".


Ministri i Jashtëm i SHBA, Rex Tillerson e dënoi atentatin dhe i ofroi Spanjës ndihmën e SHBA. Terroristët në të gjithë botën duhet ta dinë se SHBA dhe dhe aleatët e tyre janë të vendosur t'i gjejnë terroristët dhe t'i nxjerrin para përgjegjësisë, tha Tillerson.

19:21 Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel foli me tmerr për atentatin terrorist në Spanjë. Ai është thellësisht i tronditur, deklaroi politikani gjerman përmes twitterit.

19:10 Autoritetet lokale spanjolle flasin për një viktimë dhe 32 të plagosur. Por ato paralajmëruan për rritjen e numrit të të vdekurve.

19:04: Gazeta "La Vanguardia" bën të ditur se punonjës të policisë kanë konfirmuar se dorasi ose dorasit janë barrikaduar në një bar në rajonin Raval. Dëshmitarë folën në televizionin shtetëror spanjoll për një doras të vetëm, i cili mendohet se është në fillim të të 20-ave.

18:55: Sipas të dhënave në përputhje me njëra-tjetrën të medieve spanjolle, në këtë incident u vranë të paktën dymbëdhjetë vetë. Këtë e bënë të ditur gazetat  "El Mundo" dhe "La Vanguardia".

18:45: Policia e trajton incidentin në shëtitoren e famshme Las Ramblas si atentat terrorist. Por për momentin ajo nuk mund të thotë se çfarë ka ndodhur saktësisht, i tha një zëdhënës i policisë agjencisë gjermane të lajmeve, dpa.

18:25: Sipas të dhënave zyrtare, një kamion i vogël u sul drejt një turme njerëzish në qendër të Barcelonës. Edhe autoritetet katalanase konfirmojnë tani viktima  dhe shumë të plagosur.

18:20: Pas incidentit të përgjakshëm, Ministria e Jashtme në Berlin i aktualizoi paralajmërimet e saj për Spanjën. "Udhëtarëve u rekomandohet që t'i shmangen gjerësisht rajonit, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të sigurisë dhe të informohen përmes medieve lokale", u bë e ditur.