1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Numri i refugjatëve në Evropë vazhdon të rritet

Në BE ka ligje dhe rregullore për mbrojtjen e refugjatëve, por shtetet në krizë e lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve.

Gati dy milionë vetë janë në arrati prej luftës në Siri. Shumica e tyre kërkojnë mbrojtje në vendet fqinje. Sipas një raporti të UNHCR-së gati 50.000 refugjatë kërkuan mbrojtje në Turqi, 6.000 vetë vetëm javën e fundit. Numri i refugjatëve sipas UNHCR-së, ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi jo të gjithë njerëzit regjistrohen.

Refugjatë nga Siria në Gjermani

Në dymbëdhjetë muajt e fundit kërkuan azil në BE rreth 30.000 sirianët. Në korrik, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët regjistroi rreth 1.000 aplikime për azil nga shtetas sirian.

Gjermania ka njoftuar se do të strehojë 5.000 refugjatë nga Siria. Fjala është për ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje dhe janë duke qëndruar në kampet e refugjatëve përreth Sirisë, tha Ole Schroder, sekretar shteti, në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme.

Franziska Vilmar Expertin für Asylpolitik bei Amnesty International

Franziska Vilmar, Amnesty International

Franziska Vilmar nga Amnesty International (AI) e konsideron pranimin e 5.000 refugjatëve nga Siria në Gjermani si sinjal të mirë. Por ajo thotë se deri tani në Gjermani nuk ka ardhur asnjë prej këtyre refugjatëve, sepse kriteret për përzgjedhjen e refugjatëve në terren, ende nuk janë përcaktuar.

Gjermania shembull për BE-në

Ole Schrëder e konsideron programin gjerman për strehimin e 5.000 refugjatëve nga Siria si shembull për politikën e BE-së për azilin. Sipas tij Gjermania deri në fund të vitit do të pranojë 100.000 refugjatë nga vende të ndryshme.

Ole Schröder Innen-Staatssekretär

Ole Schröder

Por "Ne nuk mund të pranojmë miliona njerëz në Gjermani. Këtë Gjermania nuk e përballon dot." - thotë Ole Schrëder, sekretar shteti, në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme.

Në BE ka ligje dhe rregullore për mbrojtjen e refugjatëve, por ato duhet gjithashtu të respektohen dhe politika evropiane e refugjatëve duhet të shihet si një përgjegjësi e përbashkët.

Shtetet në krizë e lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve

Probleme dhe të mbingarkuara me refugjatët janë disa vende të BE-së si Malta, Qiproja, Italia, Greqia, Hungaria dhe Bullgaria. Aty kudo ka probleme me refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika për në BE, sqaron UNHCR.

Asylbewerber in Malta

Malta është e mbingarkuar me refugjatë

Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë vazhdimisht Bashkimin Evropian, se nuk respekton detyrimet e veta ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve. Sidomos shtetet që janë në krizë e lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve, si p.sh. Greqia, thotë Franziska Vilmar. "Ne e dimë se Greqia është në një krizë ekonomike. Por kjo nuk do të thotë që të shkelë të drejtat e njeriut." - thotë Franziska Vilmar.

Malta, refugjatët dhe mbështetja nga BE-ja

Meqë është e mbingarkuar me refugjatë Malta ka kërkuar ndihmë nga BE-ja. Ole Shrëder mendon se qeveria federale gjermane dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë ndihmë të mjaftueshme Maltës. Që nga viti 2007, Malta ka marrë 85 milionë euro dhe aty gjendet edhe Zyra mbështetëse për Azilin. Për Franziska Vilmar kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk duhen vetëm para, por dhe ndihmë akute në vend.

Shumica e azilantëve sirianë që kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian kanë marrë mbrojtje. Vetëm njëmbëdhjetë për qind e kërkesave për azil janë refuzuar në shkallë të parë nga Shtetet Anëtare të BE-së. Refugjatët sirianë përbëjnë krahas qytetarëve nga Federata Ruse këtë vit, grupin e dytë më të madh tä azilkërkuesve në BE.