1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Numri i lindjeve në disa vende të Ballkanit mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Në Kinë dhe Indi, nënat që presin të lindin vajza, abortojnë. Kjo praktikë ka hyrë tani në Evropë, shkruan në numrin e sotëm "Süddeutsche Zeitung".

Mutter mit Säugling beim Kinderarzt. Bonn, Nordrhein-Westfalen, Deutschland, 21.03.2005

Symbolbild Säugling Geburt Geburtenrate Kinderarzt Baby Deutschland NRW

Në artikullin me titull: "Hightech përmbush dëshirat tradicionale" paralajmërohet se shifrat e lindjeve në vendet e Ballkanit mund të kenë pasoja dramatike për shoqërinë.

Kur statisticienët e Kombeve të Bashkuara kontrolluan gjatë punës së tyre rutinë nivelin e lindjeve në botë, konstatuan disa gjëra të çuditshme. Në disa vende të Ballkanit dhe të Kaukazit lindin më shumë djem se sa vajza. Shifrat janë të ngjashme me ato të Indisë dhe të Kinës, ku ekuilibri midis gjinive ka kohë që është prishur, sepse embrionet femërore abortohen në mënyrë të qëllimshme. Etërit në këto vende duan patjetër trashëgimtarë meshkuj dhe bëjnë gjithçka që të mos rrisin vajza...

Ndërkohë ky fenomen ka ardhur edhe në Evropë dhe në Kaukaz, ku për një të palindur mund të jetë mangësi vdekjeprurëse, nëse është femër. Në Armeni dhe Azerbaxhian lindin për 100 vajza 115 djem, në Shqipëri statistikat e publikuara flasin për 112 djem, shifra të ngjashme me Indinë.

Raporti gjinor normal në lindje është 100 me 105. Sasia natyrore më e madhe e djemve që lindin balancohet më vonë me vdekjet më të mëdha të bebeve dhe fëmijëve meshkuj. Por, nëse numri i madh i djemve është kaq i madh, atëherë demografia del nga ekuilibri. Në Indi, jetojnë shtatë milionë djem më shumë se sa vajza. Në Azi, thotë eksperti i popullsisë, Christophe nga Instituti për zhvillimin në Universitetin Paris-Descartes, mungojnë 117 milionë gra. Ato nuk janë lejuar të lindin, ose janë lënë pas dore me pasoja vdekjeprurëse, pasi kanë lindur. Në gjithë botën ekziston mangësi prej 160 milionë vajzash dhe grash.

Deutschland Presse Logo Süddeutsche Zeitung. http://sueddeutscher-verlag.de/business/sueddeutsche_zeitung/sueddeutsche_zeitung_logo.php

Në fokus të demografëve, krahas Shqipërisë në Evropë janë vendosur edhe tre vende të tjera të Ballkanit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Guilmoto, thotë se me raportin 100 vajza me 112 djem, Shqipëria ndodhet në krye e ndjekur nga Kosova dhe Mali i Zi me 110 përkatësisht 109 djem. Në Maqedoni raporti i lindjeve është 100 vajza dhe 106 djem, afër me raportet natyrore, por në disa komuna ky raport është ndryshe. Ato janë vende me pjesë të lartë të popullsisë shqiptare, thotë Guilmoto. 'Dëshira e prindërve, që të kenë patjetër pasardhës meshkuj, është e madhe në rrethet kulturore shqiptare," thotë demografi nga Parisi. Kjo dëshirë nuk është e përhapur vetëm tek myslimanët, por edhe tek ortodoksët dhe katolikët e vendit. Është e dhimbshme, por dihet, thotë Guilmoto, se aborti i të palindurve femra është një fenomen kulturor, që i ka rrënjët në botëkuptimin arkaik të familjes. Djemtë e ruajnë emrin, vajzat e lenë atë kur martohen dhe largohen nga familja e tyre. Tradicionalisht janë djemtë që kujdesen për prindërit.

Është paradoks, por përparimet mjekësore kanë bërë që prindërit të përmbushin dëshirat tradicionale për djem dhe vajzat të diskriminohen. Zhvillimet në Ballkan janë alarmante, mendon Christophe Guilmoto. Pasojat e mungesës së ekuilibrit gjinor janë dramatike: Burrat nuk gjejnë më gra, dhuna, prostitucioni dhe tregtia e mishit të bardhë rriten. Bashkimi Evropian duhet të marrë në dorë problemet e abortit në Ballkan.