1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Numri do të shtohet - skanera të trupit në Aeroportin e Amsterdamit

Në Holandë është futur në përdorim teknika e shumë diskutuar për siguri më të madhe në aeroporte: i ashtuquajturi skanimi i trupit. Deri tani në përdorim janë futur 15 skanera, ndërkohë që numri do të rritet në 60.

Në aeroportin Schiphol në Hollandë:një skaner trupi në përdorim

Në aeroportin Schiphol në Hollandë: një skaner trupi në përdorim

Aeroporti i Amsterdamit Schipohl, dalja B. Aeroplani për në Kardif është gati për të pranuar udhëtarët. Ata tani duhet të kalojnë vetëm edhe kontrollin e sigurisë, që në këtë rast do të thotë: duhet të kalojnë në skaner.

"Ju lutem ndaloni dhe ngrini duart lart. Brenda disa sekondash do të kemi rezultatin e skanimit", thotë Günter von Adrich, menaxheri për siguri në aeroportin e Amsterdamit. "L3 Provision" quhet kutia e madhe si kabinë telefoni, me mure xhamash majtas dhe djathtas ku duhet të futesh. Në vendin ku është ndalur udhëtari mbeten gjurmët e këmbëve. Nëpunësi shtyp një buton...dhe një pjesë e madhe metalike kalon shpejt rreth mureve të jashtme të kabinës. Në një motinor menjëherë në dalje shihet rezultati i fotografimit.

"Ky është rezultati që mund të shihni në monitor."

Një siluetë në formë njeriu dhe dy shenja të mëdha - para stomakut dhe në nivelin e gjoksit.

"Këtu shihet se me vete kam kartën e identifikimit për hyrje në aeroport dhe telefonin celular."

Nëpunësi mund ta kontrollojë udhëtarin vetëm në ato vende ku shihen shenjat, shpjegon zëdhënësja e aeroportit Miriam Snörëang:

"Normalisht kur kontrollon me një detektor metalesh dhe ai jep sinjal, atëherë duhet të kontrollosh tërë trupin.“

Skanimi tregon pjesën e saktë të trupit, ku ka diçka, që punëtorëve të sigurisë u mundëson që të kontrollojnë vetëm këtë pjesë të trupit. Udhëtarët që kanë kaluar nëpër skaner thonë se nuk kanvë vërejtur asgjë, asnjë ngrohje apo shenjë tjetër, ndoshta vetëm një ndjenjë të çuditshme, kur për herë të parë futen në një skaner trupi.

Në dalje disa bëjnë edhe shaka me karikaturën e trupit të tyre. Por ka dhe momente të pakëndshme, kur njerëzit djersiten dhe duhet të ngrejnë duart lart, sepse disave prej tyre u shihen shenjat e djersëve. Sidoqoftë, fototgrafitë e skanimit shlyhen menjëherë kur vjen udhëtari tjetër, pohon zëdhënësja Snörëang.

"Po menjëherë shlyhen."

Në aeroportin e Amsterdamit janë futur në përdorim 15 skanera, ndërsa duhet të jenë 60. Kur të instalohen të gjithë, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në SHBA duhet të kalojnë nëpër këtë lloj stripi në skaner.

Autor: Andreas Reuter/ Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 07.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LNfg
  • Data 07.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LNfg